36-vjeçari i vuri flakën makinës/ Policia zbulon detaje të reja nga zjarri në pallatin në Unazën e Re

28
Sigal

Parkingu i një pallati në zonën e Unazës së Re është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Tiranë, sakaq mësohet se zjarrvëna ka qenë e qëllimshme.

Në njoftimin e policisë, thuhet se autori 36-vjeçar, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, pas një konflikti me të atin, qytetari me inicialet S.L, i ka vënë flakën automjetit të tij.

36-vjeçari me inicialet E.L ndodhet në spital, pas dëmtimeve të lehta.

Njoftimi i Policisë: Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, për zjarrin e rënë në parkingun e një pallati në Unazë të Re, ju sqarojmë se:

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi E. L., 36 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, i cili dyshohet se gjatë një konflikti me shtetasin S. L. (babai), i ka vënë zjarrin automjetit të tij.

36-vjeçari është shoqëruar në spital për ndihmë mjekësore pasi ka pësuar dëmtime të lehta si pasojë e zjarrit.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 është shoqëruar shtetasi S. L., i cili ishte prezent bashkë me 36-vjeçarin, gjatë ngjarjes.