U arrestua për vra.sjen e ish-efektivit të FNSH-së, Xhulio Prela, lirohet nga burgu Redion Hysa

78
Sigal

Gjykata e Lezhës ka liruar Redion Hysën, të riun e arrestuar dhe të akuzuar për vrasjen e ish-efektivit Xhulio Prela.

Hysa pretendonte se po qëndronte padrejtësisht në burg. Ai u arrestua bashkë me kushëririn e tij Sokol Hysa nga Policia e Lezhës me 28 dhjetor te vitit 2020, pasi akuzoheshin se kishin qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të karburantit kamerat e të cilit kishin filmuar vrasjen e policit.

Pas shumë hetimesh, u provua se i riu nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe u la i lirë.