Veteranët dhe Familjet e Dëshmorëve të Atdheut u shkruajnë krerëve të lartë të shtetit

    445
    Të nderuar zotërinj
    Në, Organizata e Veteranëve të LANÇ, Organizata e Familjeve të Dëshmoreve të Atdheut, Shoqata e lnvalidëve të LANC, Shoqata e Ushtarakëve në Lirim e në Pension të rrethit Korçë, jemi të shqetesuar, shprehim indinjaten tonë dhe kërkojmë nga ju: 
    Kemi bindjen, se keni dijeni, që familjet e dëshmoreve të Atdheut, deri në prill të vitit 2007, kanë marrë nga shteti shqiptar një shpërblim financiar simbolik, vërtet të merituar, por mazhoranca e mëparshme e Kuvendit, me 71 kartona, u a hoqi padrejtesishë shpërblimin familjeve të Dëshmoreve. Ndaj ketij vendimi ka patur kundërshtime nga populli e në veçanti nga familjarët e Dëshmoreve. 
    Është dhurim që i bëhet gjakut dhe veprës heroike të dëshmoreve të LANÇ, një fyerje e rëndë për familjarët e tyre.
    Vendosja e kurorave dhe buqetave me lule në Varrezat e Dëshmoreve, pranë lapidareve që përjetësojnë veprën e tyre, është nder dhe krenari. Por është qesharake dhe hipokrite kur vendosen kurora e lule pranë të rënëve, nga ata që hedhin baltë mbi Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, nga ata që kanë bashkëpunuar me pushtuesit nazifashistë, nga ata që kanë lyer duart me gjakun e dëshmoreve, gjatë viteve të Luftës për Çlirimin e Atdheut. Faktet janë rrenqethëse, masakra dhe krime janë bërë në të gjithë Shqipërinë. Në rrethin e Korçës po përmendim masakrat në fshatrat Ciflig, Ravonik, Pojan, Voskop, Dishnicë, Zvarisht, Marjan, Boboshticë, Hoçisht etj, ku janë vrarë dhe djegur të gjallë në shtëpitë e tyre njerëz të pafajshëm, burra, gra, pleq e fëmijë.
    Krimet nga nazifashistë janë bërë në bashkëpunim me ballistët, ata që njihen nga populli si kriminelë, të dënuar nga gjyqet special pas çlirimit. Është e çuditshme që ata dekorohen, ju ngrihen buste dhe shpërblehen nga shteti, kurse familjarëve të dëshmoreve të Atdheut ju hiqet edhe ai shpërblim simbolik. Kjo është sa e turpshme, aq dhe revoltuese, natyrisht është e pamoralshme dhe brenda ka absurdin, është paradoksale.
    Zotërinj! Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare është epopeja më e lavdishme në historinë e popullit tonë, protagonistet e saj janë dëshmorët e Atdheut që dhane jetën në lulen e rinisë, prandaj kemi besim tek ju se do ta vlerësoni kërkesën tonë teë ligjëshme, do të rivendosni shpërblimin që ju takon familjeve të dëshmorëve.
    Jemi në pritje të reflektimit Tuaj.

    Shkrimi u botua në Gazetën Telegraf të datës 08.12.2015
    Sigal