Rakip Shabani: Debati miqësor me Kristaq Ramën për monumentin e Avni Rustemit në Vlorë

754
Bisedat me piktorin Rakip Shabani mbeten ndër më interesantet. Jeta e tij është në lëvizje, në të gjithë trevat shqiptare, për të parë bukuritë natyrore të atdheut tonë dhe për t’i nxjerrë ato në pah jo vetëm për shqiptarët, por edhe për të huajt. Ekspozitat e tij në disa vende të BE kanë treguar nivelin e pikturës shqiptare, por edhe kërkesat e reja, pozicionin në raport me pikturën botërore dhe mesazhet e pikturës shqiptare. Rakip Shabani është një ndër të paktët piktor shqiptar që së bashku me At Gjergj Fishtën janë pjesë e Enciklopedisë Botërore të akuarelit, një vlerësim ky që rrit prestigjin e pikturës shqiptare në këtë gjini kaq të shumë diskutuar. Në këtë bisedë që lidhet me ekspozitën e veçantë të akuarelit, ku ka piktorë nga të gjithë kontinentet e botës, Shabani rrëfehet në mënyrë të qetë dhe të sinqertë dhe për miqësinë që ka pasur me skulptorin Kristaq Rama, me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, por edhe lidhjen me shumë piktorë dhe skulptorë që kanë bërë emër brenda dhe jashtë atdheut. Ai thekson se akuareli është një gjini e vështirë, e lodhshme, që nuk pranon përmirësime pasi këtu qëndron madhështia e saj dhe eleganca në mënyrën e të pikturuarit. Për më tej Shabani vë në pah përgjegjësinë që ka pasur për të bërë portretin e Enver Hoxhës me përmasa 8×6 metër, si dhe kërkesat që ka pasur arti i pikturës në diktaturë.
  • -Si do ta komentonit lëvizjen studentore të dhjetorit?
  • Kë do të veçosh nga akuarelistët më të mirë të botës, që me magjinë e penelave kanë bërë epokë?
  • shkrimin e plotë e lexoni në Gazetën Telegraf të datës 8.12.2015
Sigal