Trendafile Vishaj/ Qyteti i bulierëve blu

    379
    Sigal

    Nuk pata fatin të jem leshatake. Kam pak flokë. Si ballina e malit e përcëlluar nga flaka. Por, poshtë ka shumë rrënjë të ngërthyera me njëra-tjetrën që lëshojnë aromë. Ju as që e dini. Aroma rrëqeth lulet e livadheve dhe mezhdave. Harbon kuaj, mëza dhe dema. Deh zogjtë, i mban sipër mbi korije. Çmend në shtretër meshkuj dhe femra. Aroma e tokës prej trupi burri e gruaje, në një prej këtyre ditëve më çoi atje ku dielli lind më shpejt dhe i largët ngjan perëndimi.

    … Ndala hapin. Më pritën: Rruga, dy lumenjtë kokë më kokë, mali, qyteti, rrethinat e tij deri ku rrok syri. Sidomos në të majtë, nga ana e zemrës, atje ku për herë të parë mora frymë. Si gjithnjë portat e qytetit, krah më krah hapur. Oborret dhe rruginat, të vjetra. Dhe varri i babait. Njësoj, gratë e zbritura nga fshatrat, me shamitë e bardha. Tregu me rrobat e përdorura. Frutat e perimet e huajtura nga jashtë (veç hudhrës). Fantazmat e fabrikave të mineraleve. Flirtet e gjimnazistëve. Lajthitjet e burrave të zakonit. Thashethemet e zilitë. Fallet dhe magjitë.

    për më tepë lexoni Gazetën Telegraf