Spektakël me fishekzjarrë/ Viti i Ri troket në Shqipëri, Gazeta Telegraf uron shqiptarët: Gëzuar 2024!

37
Sigal

Viti 2024 ka trokitur! Shqiptarët kremtojnë ndërrimin e viteve, ndërsa akrepat e orës i dhanë fund ditëve të 2023-it. E gjithë bota feston në mënyra të ndryshme.

Në Tiranë të shumtë ishin qytetarët të cilët duke përfituar nga temperaturat relativisht të larta megjithëse dimër pritën ndërrimin e viteve në sheshin Skënderbej. 2024 mbërriti në spektaklin e fishekzjarrëve të përgatitur nga Bashkia e Tiranës. Një koncert i parapriu ndërrimit të viteve në sheshin Skënderbej, ku në skenë u ngjitën këngëtarët më të njohur shqiptarë.

Padyshim që show me fishekzjarrë 10 deri në 15 minuta e bëri të paharrueshme këtë natë, teksa policia ndodhet në gatishmëri për të ruajtur rendin dhe qetësinë. Kremtimi i Vitit të Ri është një nga festat më tradicionale që mbledh bashkë në një tryezë familjarë, miq e shokë.