I treti vëlla i vrarë brenda familjes/ Ekzekutimi i Prekë Tonajt, autori veproi në errësirë totale

212
Sigal

Detaje të reja janë bërë publike nga ngjarja e rëndë ku u ekzekutua mbrëmjen e djeshme 47-vjeçari Prekë Tonaj, në fshatin Grudë e Re.

Ngjarja ndodhi në një lokal të zonës, i cili sipas burimeve nuk ka qenë i pajisur me kamera sigurie, dhe në rrugën pranë nuk ka pasur ndriçim, çka ua ka bërë më të lehtë punën autorëve.

Tonaj ka lënë pas 4 fëmijë, ndërkohë që më herët i kanë vrarë dy vëllezër. Së fundi ai ishte i punësuar në Ujësjellësin e Shkodrës, dhe të paktën sipas kolegëve nuk ka pasur konflite të hapura për shkak të detyrës.

Sa i takon hetimeve janë shoqëruar disa persona, por derimë tani nuk ka asnjë të arrestuar.

Policia ende nuk ka arritur në konkluzionin që krimi të jetë kryer për shkak të gjakmarrjes, ndërkohë që dhe vetë Tonaj ka qenë i arrestuar rreth 10 vite më parë për tentativë vrasje.

47-vjeçari është vëllai i tretë që vritet brenda familjes, njëri i është vrarë në sistemin komunist, vëllai i dytë është vrarë në 2015 dhe Tonaj është vrarë dje.

Ai u qëllua me breshëri automatiku teksa ishte duke hyrë në lokal, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se autori ka qenë i maskuar, dhe dëshmitarët nuk kanë mundur që të bëjnë një identikit të tij.

Image