Sheshi i “Flamurit” në Vlorë, kthehet në terminal për autobuzat dhe furgonat

457

Analizë nga Agim Jazaj: Sheshit të “Flamurit”, simbolit të “Pavarsisë Kombëtare”, i është vënë kazma e urrejtjes barbare, duke i hequr shatërvanët me “4 topat” dhe duke e kthyer sheshin, në terminal për autobuzat dhe furgonët. Gjithçka e ngritur dhe skalitur nga historia përgjatë 110 viteve, ka nisur të shembet e shuhet, çka nuk e bënë as pushtuesit gjatë luftës së Vlorës, Luftës së Dytë Botërore dhe sistemit komunist

-Shpirt barbarët, vrastarët e historisë-

Sigal

Sheshi i “Flamurit”, i Pavarësisë, Historisë Shqiptare, po ndërtohet, apo po shkatërrohet?!

Opozita e sotme, deputetët e Vlorës të parët dhe gjithë deputetët, qytetarët përse heshtin, përse nuk e ngrejnë zerin, madje dhe Atk-Akuzat për këtë krim, që duket sheshit- thonë me shqetësimin dhe lëndimin e pashoq edhe qytetarë të thjeshtë, po dhe gjithë shqiptarët përballë kësaj hataje historike, përse nuk protestojnë?

Qeverisjes (Qeverisë) së nesërme i kërkojnë sot, a do t’i hedh në shesh këto ndërtime abuzive për të rikthyer në identitet vlerat historike të kombit, apo?!…A do t’i japë fund marrëzisë Qeverisja shqiptare?!

As pushtuesit e huaj, më barbarë nuk kanë vënë dorë,as kazëm. Nuk e kanë shkatërruar Sheshin e Flamurit, të Pavarësisë Kombëtare.

A do të gjykohen, ndëshkohen me Referendum mbarëkombëtar-shqiptar, shkaktarët, abuzuesit, shkatërrimtarët e historisë kombëtare?!

Pardje edhe miku im i hershëm dhe i mbimoshës, Bego Sinanaj, i mbështetur mbi bastun dhe moshën, ishte i mbytur në dëshpërimin e pashoq të ditëve. Mezi merrte frymë! Shpirti dhe sytë i rridhnin dëshpërim, urrejtje dhe lot! Si e kishte kaluar rrugën, te sheshi i “Flamurit”, i rrethuar nga gjerdhet, gjëmat, krimi ku po shëmbet historia, për të ardhur te kafja e Servetit, ku pritet me dashamirësi nga Minella, shoqërohet edhe nga Veroja, miku i tij, shumë më i ri!

Këto bëma e gjëma si ka parë kurrë në botë, ku ka shkelur shumë vite përpara, si ish shofer, i zgjedhur i eksportit, ku ndoshta eksportonte varfëri, prapambetje, po edhe rregull e norma! Dhe importonte qytetërim, zhvillim dhe begati nga çdo cep i vendit, ku i kapte me cepin e syrit; kujtim, shënjtërim dhe pasurim të vlerave kombëtare…

Dhe kur sheh ky i moshuar kazmën barbare mbi vlerat historike të vendit të tij, ndihet i pikëlluar deri në palcë, jo për vete, po më shumë për pasardhësit!

 

Sheshit të “Flamurit”, sheshit simbol të “Pavarësisë Kombëtare”, i është vënë kazma e urrejtjes barbare, është shëmbur dhe po dhe shuhet sërish historia, sidomos në harkun e 7 viteve, të qeverrisë “Rilindja”!

Gjithëçka e ngritur dhe e skalitur nga Historia, përgjatë 110 viteve, ka nisur të shëmbet dhe të zhbëhet në emër të “ridimonisionimit” të këtij Sheshi, pa marrë së pari; as mendimin dhe pëlqimin e specialistëve të fushës, pa marrë votën referndare të qytetarëve.

Projekti i ri ka zhdukur edhe 4 topat, të cilët ndodheshin aty parballë, Monumentit dhe BKT, të cilët simbolizonin 4 vilajetet.

Vendin e tyre e ka zënë ngritja e një ndërtese, e cila thuhet, e komentohet se do të funksionojë si; “Terminal Autobusësh”, në qëndër të qytetit, duke zhbërë Historinë e kombit!

Por, edhe Begoja që ka parë botën dhe gjithëkush ka parë e krahason këtë krim të shumëfishtë se; Termianalet e automjeteve, hekurudhave, as në vendin tonë, dje nuk ishin të ngritura në qëndër të qytetit, por në përiferi të tyre, dhe si të tilla ngritja dhe funksionimi i këtyre terminaleve edhe në vendet fqinjë; si në Greqi, Maqedoninë e Veriut, po dhe në Austri, i ka parë dhe i kujton, nuk janë të ngritura në qëndër të qyteteve, por në periferi të tyre, për shumë arsye dhe ambientike…

Për këtë projekt qytetarët e shumtë dhe specialistët e fushës, akuzojnë qeverisjen; se nuk janë konsultuar, nuk është marrë mendimi tyre, nuk janë zhvilluar konsulta të gjerë me historianët, me arkitekët, inxhinierët që kanë projektuar dhe ndërtuar edhe në këtë qytet, nuk është marrë mendimi i intelektualëve, dhe në veçanti e fundit dhe e para Vota, pra referendumi i qytetarisë vlonjate dhe verdikti i gjithë shqiptarëve, si pjesë e historisë, e cila është Pronë me Tapi Historike, e gjithë shqiptarisë!

Madje duhej të ishte zhvilluar dhe një konkurs i gjerë, ndërkombëtar për të “ridimensionuar” e ndryshuar këtë Shesh Historik, pa cënuar vlerat e tij Hisstorike!

Edhe emigrantët, të cilët ndodhen nëpër botë, kanë parë ndërtesa historike, madje dhe shekullore, deri dhe të rrënuara, po kurrë të dhunuara, të cilat ruhen në përjetësi, si monumente kulture, pjesë e kujtesës dhe e historisë kombëtare.

Dhe vënë duart në kokë, kur shikojnë vithisjen edhe të “Sheshit të Flamurit”, dhe kjo ndërtesë e ngritur, po u zë frymën edhe qytetarëve, BKT-s me një distancë 4-5 m.

Politika e “Manikyrit, e shkatërrimit dhe e shëmtimit, vazhdoi pa u ndalur, por duke e thelluar abuzivizmin edhe në rrugën e Vlorë- Skelës, kazma barbare sapo mbaroi vendosjen e Pllakave, Trotuareve dhe të Topave, në vitin 2013, po kjo qeverisje në 2015, u vuri serish kazmën dhe vendosi nëpër rrugë Shkopin, zhvendosi Topat nëpër rrugë.

“Sheshin e Flamurit”, nuk mund ta vithis, “Lideri”- thonë edhe qytetarët e Vlorës dhe specialistët kompetent, me ngritjen e dorës, në vitin 2021-2022, aty ku ngre dorën “Lideri Global”, do të vithiset Sheshi, dhe aty ku hedh kapelken ai, të ngrihet pusi, do dalë Naftë”!

Vlora dhe “Sheshi i Flamurit”: Është pjesa teritoriale e gjithë vlonjatëve dhe jo vetëm, po dhe pjesa Historike, është e gjithë shqiptarëve, pjesë e Shqiptarëve të Kosovës, e Shqiptarëve të Maqedonisë, e Shqiptarëve, të Malit Zi, e gjithë Shqiptarëve- Shqiptarë, të cilët duhet të shprehen me Referendum, të pyeten së pari Vlonjatët, Specialistët, Kompetentët, Memorja e kombëtare dhe gjithë shqiptarët për vënien e kazmës mbi Shtizën e Flamurit, mbi Flamurin e Kombit!…

“Mund të jem “i vogël” për ta ditur, apo vlerësuar historinë. Madje mund të jem “askushi” për të dhënë mendime dhe kritika, ama në gjykimin tim nuk ka gjë “më të shëmtuar” se ky objekt miliona lekësh që po ndërtohet përballë përmendores së lirisë.

Kam disa muaj që dëgjoj qytetar që ankohen për projektin “nën zë” dhe asnjëherë nuk kam kuptuar pse “askush nuk e merr guximin” të kundërshtoi me protesta apo peticion “përdhosjen” e historisë së një qyteti”- publokon- Edi Ruçi, zë i fqishëm- korrepsodent tv oraneës.

Përballë kësaj hataje, Shumë njerëz pyesin të habitur: Po këta; ”Deputetët”, “BIJ”, “BIJA” të Vlorës dhe të Vendit, nuk Ndihen, madje tunden e shkunden, “Kastrepsen” me kabrioletat, me: Hundën në qiell…

Na kumbojnë në Vesh me klithma dite Vargjet- Përmendore të Poetit të Madh të Labërisë dhe Shqiptarisë, ALI ASLLANI:

*E na tunde, e lëkunde,

nëpër salla shkon e shkunde,

Mbasi dora e armiku,

ty me shok të heq për hunde!…

*E le më Shoqatat “Atdhetare”?! Do t’u japin ndonjë Titull Nderi (Turpi-Krimi): “Mirënjohje” “HERO I POPULLIT”!…

   Po me Sheshin e Flamurit ç’patën?!

Inxhinieri Isuf Bodo shprehet me protestë për gazetën e tij të respektuar Telegraf: “Sot çdo shqiptar i vërtetë që e do atdheun me të drejtë shqetsohet për atë masakër dhe poshtërim që i bëhët vendit të shënjtë, ku u ngrit flamuri, simbol i kombit.

Veprime të tilla edhe me pagesë, nuk duhet ta bëjnë as armiqtë e Shqipërisë, të tipit Vuçiç”!

Avokati i respektuar Luftar Çunaj e shpreh lëndimin e tij në vargje: “Rroftë për jetë Lala Gjoni”/ Do buçis mikrofoni/ Hani pini dhe këndoni/ Ti je kryetar për ne/ Doli fjala që na the/ Po na fal që s’të kuptuam/ Më mirë që su rrebeluam/ Vetëm ju të jeni mirë/ Zvarrë do hiqemi me pahir/ Sa të rrim edhe pa bukë/ Ju të rroni në kolltuk!…

Intelektuali i njohur Stefan Basko; shprehet nga emigracioni me sy, zemer dhe i lënduar në Sheshin e Flamurit: “Jemi ndër ata që kemi shkruar për këtë masakër të Historisë. Kombëtare.

Vlora është një nga tre qytetet e medhaj të Shqipërisë, duke përfshirë Tiranën dhe Durrësit, ku është bërë dhe masakra urbane. Në Tiranë mbulohet sahati, nga më të vjetrit në Europë. Në Durrës rrënjët arkeologjike, por maskara e Vlorës është më e madhja dhe më e pa justifikuara, sepse ka prekur simbolet Kombëtare. Sheshi i Flamurit, ishte vetëm një dhe ne ndiheshim krenar, sepse duke ecuar në atë shesh, ecnim në gjurmet e Ismail Qemal Vlorës, dhe të patriotëve të tjerë.

Ai shesh mund të rindërtohej, siç kishte qënë në vitet 30, por jo vetëm nuk u rindërtua, por u shkatërruan edhe 4 topat, që simbolizonin 4 vilajetet. Një krim të tillë sigurisht as pushtuesit nuk e bën, por e bëri kreu i qeverrisë shqiptare në vitin 2022, mbuloi edhe vorrezat e dëshmorëve…dhe asnjë nuk ndihet, nuk protestoi!

Dhe kush së ndjen këtë plagë:

Agim Toska: “E shkatërruan të Mallkuarit. Po ja humbasin identitetin ketij qyteti.

Fatmir Hasho: “Mallkuar për jetë ata që vunë dorë në këtë shesh simbol. Turp e faqezezë”.

Anka Çullaj Kotori: ”Mallëngjim”!…

Dimitra Dimitra: “I vraftë zoti ata që vranë origjinalitetin e Vlorës….Jam rritur tamam aty…në Muradie”.

Mjaftime Tole Zilja: ”Të dënoi Zoti këta gjakpirës, se nga njerëzit nuk pyesin, prishën një mbrekulli”.

Dhimitër Strati: ”U zhduk pamja e -Bankës- simbol për ne vlonjatët, e dallueshme që nga fabrika e tullave, rruga e Re, “Lirimi”, “Vrenezi”, Posta, Kapelja e me rradhë”….

Sofia Xhoxhi Opingari: “E zhdukën identitetin e Vlorës që nga 6 katëshi, Skelë e më tej. Godinat më të bukura simbol të saj u sfumuan, duke lartësuar ca burgje betonesh në “emër të popullit e dashurisë që kanë për të”.

Dhe ne të gjithë flasim, bërtasim, shajmë me veten, duke i lënë më pas rrugë heshtjes që s’ka fund”!

Krised Moçka: “Të skllavëruarit partiak, do të jenë përherë pro, ç’bën e ç’thotë partia.

Shoqata “Ismail Qemali”, mendoj se duhet të bënte sensibilizimin për ruajtjen e identitetit të Sheshit dhe për shpërfilljen që ju bë Monumentit të Pavarësisë”.

Edlira Shanaj- Panajoti: “Po monumentin çfarë e bën? E shkatërruan?

Vetëm në Shqiperi shkon shprehja popullore: “Prish pallate dhe bëj kasolle“

Prishën kompozimin e piedestalit. Monumenti duket si i lenë mënjanë, nuk e ka më atë peshë që kishte më parë”.

Jani Davidhi: “Vlorës ja humbën identetetin si te bashkia dhe te Sheshi i Flamurit”.

*Edhe kjo pjesës e armatës qytetetare (dhe jo vetëm) me ndjeshmëri e dhimbsuri njerëzore, “nënëshkrun” edhe këtë peticion, duke kundërshtuar krimin mbi Historinë e Vendit, të Kombit, shoqëruar edhe me mallkimin e popullit, për mëkatet e pa fund, që do t’i ndjekin edhe në varr abuzuesit dhe shkatërruesit e Historisë Kombëtare!