Zjarri i madh “pushton” fshatrat e Matit, djeg dhjetëra hektarë me dushqe dhe pemëtari me gështenja

141
Sigal

Një zjarr i madh ka pushtuar fshatin Rremull të bashkisë së Matit. Vatra e zjarrit prek njësitë Derjan-Lis të kësaj bashkie. Deri më tani flakët kanë përshkuar dhjetëra hektarë me dushqe, pishë e pemëtari me gështenja.

Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar mbi 25 forca të bashkisë, rreth 30 forca vullnetare dhe pritet të angazhohen edhe mbi 20 forca të ushtrisë, megjithëse terreni është shumë i shtrirë dhe nata është e vështirë.