Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

22
Sigal

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me mjaltë, hapni një kavanoz me turshi.

Ngrënia e turshive ose pirja e lëngut të tyre mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes së fytit. Mund të duket pak e çuditshme, por gjithçka ndodh për shkak të vetive të shëllirës së turshive.

Një solucion që është më i përqendruar se lëngu në indet tona, si kripa ose sheqeri, redukton inflamacionin duke nxjerrë ujin jashtë. Për të lehtësuar dhimbjen e fytit, rekomandohen solucionet e kripura. Shëllira e turshive përmban afërsisht 3.5% kripë. Kjo e fundit përbën 0.4% të peshës së trupit. Sa për sasinë, nuk ka një numër specifik për të ndier efektin. Kjo sepse është një metodë natyrale dhe duhet të eksperimentoni për të zbuluar sesi funksionon për ju.

Por duhet të jeni të vëmendshëm për sasinë e kripës sepse dihet që turshitë përmbajnë rreth 33% të vlerës ditore për të rriturit. Ndaj, mos i lini çajrat tërësisht jashtë lëngjeve që do të konsumoni.