Presidenti Meta pret në takim Kryetarin e Shoqatës së Miqësisë Austri-Shqipëri

190
Sigal

Ambasadorin Arno Riedel: Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë në proceset e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian

 

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në një takim të përzemërt Kryetarin e Shoqatës së Miqësisë Austri-Shqipëri, Ambasadorin Arno Riedel dhe përfaqësues të kësaj shoqate.

Kreu i Shtetit, vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, miqësinë e fortë tradicionale mes popujve tanë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë në proceset e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Presidenti Meta përgëzoi përfaqësuesit e shoqatës, vlerësoi kontributin e saj të rëndësishëm në promovimin dhe nxitjen e marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat dhe shprehu mbështetjen e tij për aktivitetin e saj.

Në mënyrë të veçantë, Kreu i Shtetit falenderoi Ambasadorin Riedel dhe përfaqësuesit e Shoqatës Austri-Shqipëri për përkushtimin e tyre në ndihmë të familjeve të varfra të Veriut të Shqipërisë, për të shkolluar fëmijët e tyre në shkollën austriake profesionale “Peter Mahringer” në Shkodër.