“Duam rrogat, ndryshe nisim grevën e urisë”, vijon protesta e naftëtarëve të Ballshit

645
Sigal

Naftëtarët e Ballshit vazhdojë protestën e tyre për marrjen e pagave të prapambetura dhe rinisjen e punës në Uzinë.

Protesta e tyre vazhdon prej 11 ditësh tashmë.

“Janë më shumë se 800 naftëtarë që kërcënojnë se në rast se nuk marrin zgjidhje do të shkojnë drejt grevës së urisë. Kërkojmë rrogat tona,”-tha një protestues.

Ata kanë disa muaj pa  marrë rrogën dhe nuk dinë nëse do të rikthehen në punë
Rafineria e Ballshit e administruar u mbyll në muajin shtator për shkak të mos furnizimit me naftë bruto nga Bankers Petroleum.