Përparim Hysi/ Udhë të jetës të mbushura me mall

    214

    Vëllimi poetik “Në udhët e jetës” i Duro Mustafait (esse)

    Si një bekim i bukur dhe i bardhë, për lexuesit mbarëshqiptar, erdhi këtë fundviti poeti Duro Mustafai. Nga lexuesit është prej kohësh i njohur: gazetar veteran, publicist, prozator e  poet. Parë në profilin e tij krijues, Duro Mustafai, i ka provuar të tëra zhanret dhe, në të gjitha, po ai: me integritet dhe me ballë të bardhë. Dhe tani kur i mbushi të tetëdhjetat, ai është përsëri vital dhe, ashtu urtë e butë e plot tiganin, o do të japë një skicë letrare, o një fejton dhe, patjetër, një poezi. I urtë sa nuk bëhet dhe modest po aq. Nuk ndihet, sikur shkel mbi qelqe, dhe ashtu si kalli gruri plot kokrra, kurrë nuk e mban kokën lart. Ka mbi 50-vjet  në Tiranë dhe, po kaq, “lidhur si me pranga” me Vlorën nga  është dhe ca më shumë me  fshatin e tij të origjinës: Vranishtin. Për Vranishtin, mënd jep xhanin.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf