“Një kafe për një fidan”, më 31 janar 1000 pemë në landfillin e Sharrës

    376
    Sigal

    TIRANE – “Një kafe për një fidan”, kështu kanë vendosur që ta quajnë të rinjtë e Tiranës nismën që kanë marrë përsipër “Mbill pemën tënde” në bashkëpunim me Ecovolis, në kuadër të mbrojtjes së mjedisit dhe shtimit të hapësirave të gjelbërta. 

    Ditën e shtunë më datë 31 janar grupi i cili është mbledhur nëpërmjet Facebook-ut do të niset drejt landfillit të Sharrës për të mbjellë aty 1000 fidanë të rinj. Nismëtarët e këtij grupimi i kanë ftuar të rinjtë që për një ditë të vetme të heqin dorë nga kafet e përditshmërisë dhe të kontribuojnë për mjedisin, natyrën, shëndetin dhe ajrin e pastër. 

    Me vetëm 100 lekë çdokush mund të mbjellë fidanin e tij. Për të gjithë pjesëmarrësit, nismëtarët kanë menduar që të sigurojnë veshjet e punës, këpucët e baltës, një babreky dhe pije freskuese falas, kështu askush nuk do të mund të ankohet nëse koha do të jetë me shi apo me diell pasi janë marrë të gjitha masat.