Moisi Dalipi: Përse e ka mbyllur gojën Liga e Futbollit ?

280
Sigal

Nesër  zhvillohen ndeshjet e javës të katërt të Kategorisë Superiore. Në fakt  në bazë   të kalendarit  zyrtar të bërë  prezent nga F.SH.F. më 28  gusht 2020, ku caktohej si ditë e fillimit të kampionati të ri 2020-2021,  ajo ditë e 12 shtatorit,  në bazë të llogarive, tani duhej të  zhvillohej  java e 13  e tij . Gjithsesi  nuk ka ndodhur kështu për arsye që tashmë  dihen, nga ai bojkotim  plotë 53 ditor që shpiku  dhe i bëri  fillimit të kampionatit të ri Liga Profesioniste e Futbollit.  Dhe kjo qëndresë  e kësaj Lige Profesioniste  filloi  kur pak kush besonte  se do të ndodhte kështu   me futbollin shqiptar. E pra,  kjo Ligë e   krijuar   më 18 dhjetor  2018, por që për shumë kohë  nuk  është bërë e gjallë, por  vetëm  në 4 shtator  2020  u kujtua  se  më 19 mars  2019, kryeministri  Rama në një takim  me “burrat  e futbollit”,  kishte bërë 12 premtime për të  ndihmuar futbollin. Dhe kishte kaluar shumë kohë që këto premtime nuk po realizoheshin,  ndaj si  zgjidhje u gjet bojkotimi  i fillimit të sezonit të ri të futbollit  2020-202.

 

Për kujtesë të lexuesve le të sjellim pjesë nga ky “ditar” i ngjarjeve të Ligës Profesioniste të Futbollit. Kështu, më 4 shtator 2020  në Minsk të Bjellorusisë , presidentët e klubeve  të bojkotimit , që kishin shkuar gjoja si “tifozë” të ekipit kombëtar, në prani dhe të presidentit të F.SH.F –së Duka,  vendosën që të kërkojnë  mosfillimin e kampionatit  të Kategorisë Superiore më 12 shtator 2020, deri në realizimin e  katër kërkesave të bëra qeverisë. Dhe pa kaluar vetëm  një ditë, pra më 5 shtator 2020,  po nga  “Kuvendi Minskut”,  Liga Profesioniste  bënte me dije zyrtarisht se nuk do të niste kampionati futbollit deri në plotësimin e katër kërkesave  nga qeveria. Në këtë kontekst askush nuk di të thotë se pas atij takimi të famshëm  të 19 marsit 2020,   të quajtur ndryshe dhe si “takimi 12 premtimeve të bëra nga qeveria për sportin”, përse janë zhdukur  tetë prej  këtyre  kërkresave ? Gjithësesi,  “burrat e futbollit” vetë i kanë formuluar dhe po vetë ia kanë drejtuar 12 kërkesat në atë takim kryeministrit Rama, që nga ana e tij si kreu i shtetit,  në çast premtoi se do të realizohen të gjitha që kërkon sporti. Kështu  pra, më 12 shtator 2020, dita kur sipas kalendarit zyrtar duhej të fillonte Kategoria Superiore, klubet e Superiores,  me mendim të përbashkët me Ligën Profesionte bojkotojnë  fillimin e kampionatit.

Gjithsesi të gjithë kishim rastin të shikonim  që në pesë stadiumit ku do niste gara e shumëpritur, kemi parë pamje jo të konstatura më parë në historinë e futbollit shqiptar. Skuadrat së bashku  me gjyqtarët kanë dalë në fushë, janë rreshtuar siç e kërkon protokolli dhe  kapitenët e skuadrave  kanë lexuar  mesazhet  për solidarizim me bojktimin e kampionatit . Dhe kaq, sepse  kështu  zyrtarizohej fillimi  bojktimit  të kampionatit. Po një ditë më vonë, më  13 shtator 2020,  qeveria  që u kujtua se ajo që thoshte Liga e Futbollit nuk ishte thjesht  një zhurmë mediatike,  dërgon si negociator Fidel Yllin, ose “deputetin e sportit” siç jemi mësuar ta quajmë tani së fundi. Nga ana tjetër përfaqësuesit e Ligës nuk pranojnë  të takohen me deputetin Ylli në zyrat e Ministrisë Financave, ku nga vetë qeveria mendohej  të “fikej zjarri” ndezuar nga futbolli. Ky refuzim solli  replika, kundërshti, akuza  dhe kundër akuza. Nga Liga  dilnin lajme se kërkohej  me çdo kush takim pune vetëm me kryministrin Rama, për të bërë të ditur premtimet  e bëra dhe kërkesat e tyre, për ndryshe  topi futbollit do të vendosej përpara kryeministrisë. Pala qeveritare me anë të deputetit –negociator vendoste si kusht të forms së prerë  se “po dëshironi të takoheni me kryemistrin më parë duhet të filloni kampionatin”. Ky kusht nga ana e tyre u pasua ndër të tjera  dhe atë se “bojkotimi  kishte prapavijë politike”. Në  disa dalje publike duke iu përgjigjur pyetjeve,  kryeministri Rama rreth kësaj çështje ndër të tjera do të përgjigjej shkurt: “Futbolli  nuk varet nga shteti. Pavarësia që ka si shoqatë jo fitim prurëse i jep të drejtë t’i zgjidhë si të dëshirojë problemet”. Më 19 shtator 2020, kur pritej të zhvillohej  java e dytë e Kategorisë Superiore dhe duhej të jepej starti Kategorisë  Parë bokjotimi  vazhdon. Në fushat e futbollit e njëjta pamje si më parë. Futbollistët skuadrave janë në ndeshjet e tyre pa top. Kapitenët  e skuadrave lexojmë mesazhet e tyre me një letër drejtuar  qeverisë dhe kryeminstrit Rama me katër kërkesat e tyre: 1. Ndryshimet në ligjin e sponsorizimeve, duke aplikuar sistemin e zbritjes nga tatim fitimi, pasi si funksionon deri më sot ka prodhuar zero sponsor në futboll. 2. Përfshirja e të gjitha veprimtarive ekonomike të klubeve të futbollit në TVSH-në e reduktuar në masë 6%, njësoj si sektorët e bujqësisë e turizmit.  3. Falja e gjobave e kamat vonesave për detyrimet fiskale të klubeve. 4. Zgjatja e periudhës së përjashtimit nga tatim- fitimi mbi të ardhurat personale të futbollistëve nga 2 në 10 vjet.

Më 5 tetor 2020, nuk ka asnjë sinjal nga qeveria për kerkesat e detajuara dhe të argumentuara. Ndërkohë  FIFA dhe U.E.F.A,  mbështesin  kërkesat e klubeve shqiptare dhe  i bëjnë  thirrje qeverisë për të gjetur një zgjidhje më të mirë për futbollin. Pikërisht këtu fillojmë lëvizjet duke shfrytëzuar çdo lidhje shoqërore,  dhe miqësore deri  dhe me dreka dhe darka pune, për të gjetur  mundësi  komunikimi  midis palëve,  duke harruar të gjitha atë zhurmë të madhe të ngarkuar keq me  akuza  midis politikës dhe sportit. Më 12 tetor 2020, kur pritej  të realizohej ajo që kishte deklaruar më parë presidenteti klubit  ‘Tiranës’, Refik Halili, se “pas ndeshjeve të ekipit kombëtar për Ligën e Kombeve do të fillonte të lëvizte dhe topi futbollit” në takimin e rradhës  midis  jo  pak polemikave nga të pakënaqurit  Liga e Futbollit vendos  që  bojkotimi të vazhdojë. Zëvëndëspresidenti Ligës,  Koço Kokëdhima  shkon  deri aty sa thotë  se: “Futbolli mund të fillojë në janar 2021 ose ka mundësi  dhe në prill 2021, duke zbatuar  zhvillimin e kampionatit me sistem grubullimi”.  Më 15 tetor  2020,  pas atyre fjalimeve që thanë  për  sportin në Parlament, duket se të dy palët kanë ulur në minimum ritmet e përballjes tyre, ku pas atij  takimi të zhvilluar në Ministrinë  e Financave, pa thënë asgjë se çfarë u diskutua dhe çfarë  kanë zyrtarizuar të bëjnë për sportin, kanë bërë vetëm me dije se më 20 tetor 2020  palët do takohen përsëri, ku sipas tyre do bëhet diçka e mirë për sportin. Më  23 tetor  zhvillohet  një takim pune Rama –Duka, ku pas tij presidenti F.SH.F-ës  do të deklaronte se: “ u takova me kryeministrin Rama dhe  më premtoi  zgjidhje për ligjet. Duhej konsesus, pa radikalizma, nisjen e vendos  Liga”. Por nga ana tjetër Ministria Denaj, pas mbledhjes të rradhës  të grupit teknik dypalësh do të deklaronte: “S’ka ende zgjidhje, dialogu  vazhdon …”. Dhe  pak ditë më vonë  krejt formalisht   Liga e Futbollit  kërkon dhe  mendimin e atyre që ne i quajmë “burrat e futbollit”, të cilët  edhe pse  ideuan dhe zbatuan përkohësisht  “bojkotimin e  futbollit”  dhanë “besën” për  fillimin e kampionatit. Ky  ishte  pak a shumë “ditari kronologjik ” i këtij  bojktimi  të stisur  dhe sajuar nga Liga Profesioniste  e Futbollit. Kanë  kaluar më shumë se tre javë nga ajo “dakordësia”  e arritur midis  Qeverisë dhe Ligës të Futbollit  dhe askush nuk di të thotë  se deri në çfarë faze janë bisedimet?  Çfarë është vendosur konkretisht  për atë  “peticion”  me katër pika ? Por ka  ende  pyetje  të tjera që mund të bëhen në këtë rast, sepse mungon transparenca  e bisedimeve dhe veprimeve konkrete. Ndodh kështu, sepse  dikush është shprehur se  “misoni ynë   është kryer”  dhe Liga Profesioniste e Futbollit e ka mbyllur gojën.