Koronavirusi i merr jetën infermieres 31-vjeçare

235
Sigal

Një infermiere ka ndërruar jetë në Kosovë për shkak të koronavirusit. Mësohet se bëhet fjalë për 31-vjeçaren Doruntina Thaçi-Morina nga Drenasi. Lajmin e dha Oda e Infermierëve të Kosovës përmes një mesazhi ngushëllimi.

“Vdekja e parakohshme e Doruntina Thaqi – Morina ka prekur gjithë komunitetin, familjen dhe miqtë, andaj ajo do të kujtohet si një person me vyrtyte të larta njerëzore. Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerës dhe gjithë kolegëve, iu shprehi ngushëllimet më të thella”, shkruhet në njoftim.