Legalizimet, AKKP: Emrat e 25 pronarëve që përfitojnë 273 milion lekë

    405
    Sigal

    Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave njofton se ka përfunduar procesi i

    shqyrtimit të kërkesave të pronarëve, pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale dhe që përfitojnë kompensimin apo shpërblimin e saj me këstin e parë, të dytë, të tretë dhe të katërt, në masën prej 57 % të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me Vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave. Në përfundim të këtij procesi, kësti i parë, i dytë, i tretë dhe i katërt është shpërndarë për 25 (njëzetepesë) kërkesa (57%), të depozituara në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në shumën e përgjithshme prej 27 360 048,34 (njëzeteshtatë milion e treqindegjashtëdhjetë mijë e dyzetetetë pikë tridhjetekatër) lekë. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre bankare në ditët e para të javës në vazhdim.