Kryemadhi: Rama s’shpëton! Drejtësia do vijë ta kapë e ta pyesë për McGonigal

153
Sigal

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi tha se ajo që ndodhi në Kuvend ka treguar që paratë e shqiptarëve shkojnë për të ushqyer të korruptuarit, referuar dosjes së ish-agjentit Charles McGonigal. Në një prononcim për mediat pas seancës në Kuvend, Kryemadhi thotë se McGonigal ka përdorur emrin e simbolet e një institucioni të rëndësishëm në SHBA për të ushtruar presion. Është diktatura politike, që tregon se paratë e shqiptarëve kanë shkuar në xhepat e McGonigal. Paratë që u janë hequr pensioneve e pagave dhe kanë shkuar për McGonigal. Ai ka përdorur emrin e simbolet e një institucioni të rëndësishëm në SHBA për të ushtruar presion. Kemi një kryetare parlamenti që u fye dhe përjashtoi zotin Bardhi se i tha kukull, ne kur duam të lavdërojmë një femër, i themi sa e bukur është bërë, si një kukull. Pra nuk ishte fyerje.

Maxhoranca, nëse ka pasur dy fije tru nuk i ka më, i ka humbur për shkak të problemeve që ka me drejtësisnë. Grand subpoena, nuk i shpëton dot Rama drejtësisë, do t’i vijnë prokurorët do ta pyesin, do ta kapin dhe do ta çojnë atje që të përgjigjet. Grupet e partive kanë filluar punët. Ka një reagim të shoqërisë, unë them se të gjitha janë në dorë të sistemit të drejtësisë. Një parlament që përdor fuqinë e kartonave, siç janë blerë gjërat e tjera ashtu blihen dhe kartonat e deputetëve.