Kreu i Shtetit, Ilir Meta akordon dekoratën e Flamurit, At Gjergj Fishtës, gazetari citon Fishtën: Parimet përmbi pazaret

636
Sigal

Ditën e some Presidenti Ilir Meta ka dekoruar me rastin e  80 vjetorit të lindjes, figurën e shquar ,Gjergj Fishtën. Ky veprim tij është përshëndetur nga shumë figura të rëndësishme. Një ndër to ishtë dhe Ish Drejtori I VOA-s për Euro-Azinë, Frank Shkreli.

Gazetari Sebastian Zonja  shprehet:

“Presidenti i Republikës Ilir Meta, në 80 vjetorin e ikjes për në amshim, i akordoi këtë të mërkurë dekoratën e Flamurit, At Gjergj Fishtës. Është dekorata më e lartë që akordon kreu i shtetit shqiptar.

Historinë e Fishtës, oratorinë e tij që renditet krahas asaj të Nolit, penën e tij, madhështinë e tij, e njohim të gjithë. Desha që të ndalem në një moment interesant të Fishtës, që për nga përmasa është vigan.

Poeti shkruan:

O Perëndi, a ndjeve?

Tradhëtaret na lanë pa Atdhe,

E Ti rri e gjuan me rrufe

Lisat n’për male kot…

Imagjino një klerik që del kundër përmasës së vet më të shenjtë: Zotit. Çfarë guximi prej të marri! Pikërisht ky çast i skalitur fort në identitetin e tij, e bën Fishtën personin që e ngriti flamurin e kombit lart mbi fortesat e mendimeve e të ndjenjave shqiptare. Në këtë çast poeti është njësh me popullin e tij. Ai nuk është padër françeskan, as mësues i përkorë, as publicisti i thantë, por është guri i sinorit identitar politik: atdheu përmbi fe.

Qytetarët përmbi politikën e ditës.

Parimet përmbi pazaret.

Fishta, thjesht me këto vargje është antipodi më i fortë i totalitarizmit që e dënoi me harresë: Parimet s’i shkelim, bar do të hamë!

Dhe ata që erdhën pas tij u lidhën edhe më fort me Partinë, e prej saj me karrierën, e nuk guxojnë me bza edhe sot për kurrgjë. Harroje të revoltohen për padrejtësinë ndaj qytetarëve e atdheut. Por Fishta i hakërrehet vetë Zotit!

Sot, të gjithë e dinë, myslimanë e katolikë, komunistë e antikomunistë, të bardh e me ngjyrë, se përkundrejt degdisjes së tij dhe bashkëmendimtarëve në humnerat më të thella të skëterrës komuniste, zemra e një atdhetari është një hon i thellë, në fundin e të cilit do të gjejmë faljen! Fundja, virtyti nuk është asgjë më shumë se sa mirësjellja e shpirtit!

Ky është Fishta i madh, që përmes tij shohim se si shpërfaqet intelektuali: i gjerë, i thellë, e largpamës.

Jetës publike shqiptare sot i mungon Fishta, sepse është bërë si ata që italianët e quajnë “Sacro Nostro”, të gjithë e dinë kush është, por kurrkush s’po e lexon më. Ai qendron plot dinjitet krah Petrarkës e Dantes, e le të urojmë që përulësia e këtyre personazheve të përbotshëm të na udhëheq në këto kohë të turbullta morale.”