Merruani paratë dhe ushqimet, por votoni kundra

576
Sigal

Engjëll Musai Drejtor i Gazetës Telegraf

Ndërkohë që shqiptarët janë të izoluar prej të ashtëquajturit covid-19, militantët e së majtës , të mirë organizuar në struktura lagjesh dhe njësish bashkiake, falë edhe uzurpimit të bashkive e këshillave bashkiake pas farsës elektorale dhe të palegjitimuar të 2019-ës, janë hedhur në ofensivë për të piketuar hallexhinjtë dhe atyre që u mungon buka në tavolinë. Parimi klasik se sa më i varfër të jetë një popull aq më e thjeshtë është ta sundosh dhe manipuloshë atë, duket se ka qënë edhe strategjia bazë e “rilindjes”.

Një pjesë e popullsisë dhe jo pak por rreth 400 mijë në këto 7 vite të qeverisjes së Ramës janë arratisur nga sytë këmbët për shkak të varfërisë, pasigurisë, krimit, korrupsionit, oligarkisë që bashkjeton me qeverinë, mungesës së shkollimit dhe mbijetesës për bukën e gojës. Madje për këtë të fundit kryeministri Rama shpesh herë ironizon duke thënë se nuk vdes njeri për bukë.

Fakti është që njerzit po vdesin për bukën e gojës, duke u vetë-varur, duke u helmuar dhe hedhur nga pallatet. Ky është realiteti të cilin kryerilindasi dhe shpura e tij e dinë shumë mirë, por nëpërmjet propagandës së shfrenuar që do ta kishte zili edhe vetë shefi i propagandës naziste Joseph Goebbels apo shoë-t mediatik shtëpi më shtëpi e kokë më kokë, duke kërkuar të fshehë realitetin shqiptar.

Rilindja mashtroi njërzit e varfër duke thyer shpresën dhe ndjerë zhgënjimin, pasi asnji nga premtimet e bëra që në 2013 nuk u mbajtën. Kemi një mjeksi që grabit shqiptarët, spitalet të shpartalluara, pa ilaçe, pa shiringa, ku pacientët i drejtojnë në klinikat private që zotrojnë vetë “profesorët’ e qeverisë. Madje dje në mëngjes ka qënë një rast skandaloz ku shërbimi i QSUT me emrin e të shenjtës Nënë Terzea, nuk i dha pacientit që po lufton me jetën as ushqimin, pasi lista ishtë bërë 1 ditë më parë dhe pacienti ishte shtruar pasdite vonë.

Sa turp, sa skandal, sa njerëz të pashpirt, sa hipokritë sa ndyrësira. Por zoti një ditë do ua dërgoi fatkeqsinë atje ku u dhëmb më shumë. Ky rast është me fakt konkret dhe i rregjsitruar! Por ky skandal ka një të “mirë” sepse personi në fjalë u ka dhënë me qindra vota rilindasve dhe dje deklaroi,se tashmë e kuptova ku qënka katandisur shëndetsia, sa maskarenj janë dhe sa të pashpirt qënkan. E keni parë si i kanë kthyer spitalet ? Më keq se qëndrat e “gestapos’.

Të mbyllura dhe izoluara prej paaftësisë dhe marrëzisë tuaj, duke lënë pa shërbim mbi 2.5 milion shqiptar, ku 600 mijë kanë nevojë për vizita dhe receta, ndërhyrje kirurgjikale etj. Dhe kjo për 40 të shtruar! Por në lidhje me këtë në numrat në vijim do të bëjmë një analizë të detajuar, krahasuar edhe me vitet e tjera por edhe me shpenzimet që nuk dihet se ku kanë shkuar.

Por le ti kthehemi “njësiteve guerile”, që ditë e natë kur njerzit gjobiten ata futen shtëpi më shtëpi për të bindur fukarenjt që ne po i ndihmojmë, falë urdhrit të kryetarit apo deputetit të zonës. Në këmbi duhet vetëm vota për zgjedhjet që po afrojnë. Madje ka oferta nga më të çuditëshmet si blerje e kuponave të kartave të identitetit, pasaportave, leje për kioska, zaptim të lulishteve, falje gjobash, lirimin e makinave të bllokuara, shtesa pallatesh, pagesa dritash, uji, etj,etj.

Për të mbuluar të vërtetën që po kërkojnë vota, me terezi dhe në mënyrë të fshehtë pa rënë në sy të publikut që po meren me fushat kanë hapur hartën elektorale dhe cep më cep të Shqipërisë kanë piketuar si dikur njësitet guerile ,gjahun e tyre, ata që nuk kanë votuar në fushatat e fundit, të varfërit, apo të pakënaqurit nga premtimet boshe. Këta njerëz që po futen në lista ndihmash, “paga lufte’ i bëjnë një sms apo telefonat deputetit të zonës, kreut rajonal të partisë, lagjes apo atyre qëndror dhe menjiherë futen në listën e ushqimeve apo shpërblimeve. Kjo është një këmbanë alarmi në radhe të parë për PD, kryedemokratin Basha dhe opozitën e bashkuar, e cila duhet të ndjekë dhe ti kundërvihet dinakrisë rilindase që me një qese, apo një thesë mjellë kërkonë të marrë paradhënie votat. Basha duhet të reagoj fuqimisht sa nuk është vonë,ndryshe do të zihet mat në çarkun që po i ngrenë kaçakët e rilindjes.

Pavarsisht varfërisë duhet pranuar se një pjesë e mirë e njerzve sidomos në zonat e thella janë kthyer në dele, ndaj e vetmja rrugë është përgatitja e protestave mbarë kombëtare, pasi premtimet pas tërmetit u harruan dhe qeset e Ramës janë vetëm për 3 vakte. Këto protesta do të shërbejnë për të rikthyer besimin e qytetarve ashtu sikurse ndodhi edhe në protestat që u ndërprenë prej termetit dhe covid-19. Diktatorët këto fatkeqsi i shfrytëzojnë, ndaj PD, LSI dhe opozita e bashkuar të nisin organizimin e protestave për largimin e kryemashtruesit Rama.

Qytetarve duhet tu thuhet hapur se: Meruani paratë që ju ofrojnë, merrini ndihma dhe gjithçka tjetër. Merrini se ato janë paratë e popullit të grabitura nga batakçinjtë e rilindjes. Meruani dhe Votoni kundra. Ata që sot tallen me kafshatën e bukës së fëmijve dhe prindërve tuaj nuk janë miq, por armiqtë tuaj. Ndaj ju e dini edhe nga historia: Vota është plumb për armikun.