Një vajzë 10-vjeçare në lagjen nr 10 është marrë në mbrojtje nga policia e Korçës pasi dyshohej se dhunohej psikologjikisht nga e ëma.
Vogëlushja me iniciale G.T. sipas policisë rajonale të Korçës është marrë në mbrojtje, pasi nëna e saj, Shpresa.Trimi 39 vjeç në mënyrë të vazhdueshme, ushtronte dhunë psikologjike ndaj saj.
Sipas policisë dhuna psikologjike vinte pasi nëna e saj nuk donte që e mitura të vazhdonte shkollën.
Nuk jepen detaje të tjera, ndërkohë që ngjarja ndodh pikërisht në 1 qershor, Ditën e Fëmijëve.