Kërpaçi: Pse kryeministri nuk po ndjek udhëzimin e OBSH për testim masiv?

293
Sigal

Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi shprehet se vetëm rritja e numrit të testimeve mund të sjellë një panoramë të qartë të pandemisë së koronavirusit në Shqipëri.

Në një postim në Facebook, Kërpaçi rikujton udhëzimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të gjitha vendet, ku sugjerohet kryerja e testimeve.

“Pse po injorohet udhëzimi i OBSH!!? Testimi masiv është strategjia që na duhet për të përshpejtuar gjurmueshmërinë e rasteve, saktësimin e hartës së përhapjes së virusit e mbi të gjitha do na mundësonte ta kalonim këtë situatë shumë herë më shpejtë se sa bllokimi i jetës sociale e ekonomike!”,- shprehet Floida Kërpaçi.

Postimi i plotë i Kërpaçit në Facebook:

“Pse kryeministri nuk po ndjek udhëzimin e OBSH për testim masiv? Të gjitha vendet e zhvilluara po ndjekin strategjinë e testimit masiv , me qëllim për të identifikuar të infektuarit dhe në këtë mënyrë pengojnë përhapjen e virusit Covid-19.

Ndërsa kryeministri po e refuzon këtë testim të gjerë sepse qëllimi i tij është të fshehë të vërtetën e të infektuarve me Covid-19. Në vend të kërcënimeve me burg , shtrëngimeve të penaliteteve jashtë çdo proporcionaliteti duhet të përgjigjet pse nuk po bëhen testime masive?

Pse po injorohet udhëzimi i OBSH!!? Testimi masiv është strategjia që na duhet për të përshpejtuar gjurmueshmërinë e rasteve, saktësimin e hartës së përhapjes së virusit e mbi të gjitha do na mundësonte ta kalonim këtë situatë shumë herë më shpejtë se sa bllokimi i jetës sociale e ekonomike!

Asnjë njeriu nuk i duhet mohuar e drejta për të identifikuar veten e për të hequr çdo dyshim për komplikacione të mëtejshme mbi shëndetin e tij.

Madje, risitë janë që në të gjithë botën po fillon të aplikohet një test i thjeshtë, i lirë ,që bëhet vetëm për 10 min dhe të identifikon nëse je apo jo i infektuar. Ju ftoj të ndiqni videon e Nas Daily, ku tregohet qartë sesi për 10 min ka bërë testin e shpejtë për Covid-19. Rruga e vetme është Testim , Testim , Testim!!”.