U dyndën nëpër supermarkete dhe nuk respektuan distancimin social, Turqia mbyll çdo biznes për dy ditë

314
Sigal

Koronavirusi ka bllokuar mbi 200 shtete në botë, pasi izolimi në shtëpi është mënyra më e mirë për të zhdukur këtë virus vdekjeprurës.

Ndërkohë në Turqi, një prej vendeve të prekura nga virusi ka marrë masa të ashpra për qetësimin e kësaj situate të vështirë, e ndërkohë vetë Presidenti turk, Erdogan është optimist se situata do të kalojë shpejt.

dokuz8NEWS@dokuz8news

🔴People flocked to the streets after a curfew was announced in 31 provinces

In Gaziosmanpaşa Beşyüzevler, Istanbul, long queues were formed in front of bakeries.

View image on Twitter

dokuz8NEWS@dokuz8news

🔴People flocked to the streets after a curfew was announced in 31 provinces

In the Bostancı district of Istanbul, people formed queues in front of markets and bakeries.

View image on TwitterView image on TwitterView image on Twitter
See dokuz8NEWS’s other Tweets

Megjithatë as në shtetin turk nuk kanë munguar tensionet dhe zënka si shkak i izolimit duke krijuar një situatë të vështirë. Autoritetet turke njoftuan papritur ndalimin e lëvizjes për të paktën dy ditë për qytetarët në kuadër të masave të izolimit për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Mbrëmjen e së premtes qytetarët u dyndën nëpër dyqane për të blerë produkte ushqimore, duke shkaktuar grupe masive, ku në bazë të situatës që është krijuar nga Covid-19 nuk lejohet qëndrimi afër njëri-tjetrit, por duhet mbajtur distancë.

Menjëherë pas mesnate Ministria e Brendshme në Turqi njoftoi se do të ndalohej qarkullimi dhe lëvizja e qytetarëve për dy ditë.

Can Bursalı@CanBursali

Sokağa çıkma yasağını bu saatte ilan edersek millet fırınlara, marketlere akın eder diye düşünen olmadı mı?

Embedded video

24 people are talking about this

Sipas mediave, urdhri u njoftua në mënyrë të papritur, duke bërë që njerëzit të dyndeshin nëpër dyqane. Dje të gjitha qendrat tregtare në vend, dyqanet ushqimore dhe furrat e bukës u përballën me një fluks të madh të klientëve, pak orë para se të mbylleshin pasi me ardhjen e fundjavës nuk lejohet më lëvizja.

Njerëzit në Stambol krijuan rradhë të shumta, ku duket edhe në pamjet e publikuara nga mediat dhe rrjetet sociale, ku duket qartë që nuk është ruajtur distancimi social.

Në bazë të urdhërit të qeverisë, ndalimi i qarkullimit hyri në fuqi në orën 00:01 të mëngjesit të 11 Prillit. Për dy ditë nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve dhe dalja e këmbësorëve në 26 qytete të Turqisë.