Mes krizës së koronavirusit Greqia nuk gjen qetësi, tërmeti i fortë shkund shtetin fqinj

274
Sigal

Një tërmet me magnitudë 4.9 i shkallës righter ka goditur pak minuta më parë Greqinë.

Është mësuar se epiqendra e tërmetit është regjistruar 7 km larg Palaikastron, Kretë, me një thellësi prej 10 kilometrash. Ky tërmet vjen në një kohë kur koronavirusi ka izoluar vendin, ndërkohë ka shkaktuar frikë dhe panik tek qytetarët.

Nuk është bërë me dije ende nga mediat vendase nëse tërmeti ka shkaktuar dëme materiale.