Hysen DIZDARI
Pjesë nga libri-Album
Emisioni i parë emetuar më – 1 dhjetor 1913
Pulla e parë shqiptare me figurën e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, u emetua me datën 1 Dhjetor 1913, nga Qeveria e patriotit Ismail Qemali. Ky emision është i përbërë nga 6 pulla, të cilat kanë të stampuar, portretin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Ky portret sipas John Fipps në librin “Historia e pullës dhe postës në Shqipëri dhe Epir,, f.121, thekson “Schappach, thotë se modeli është bërë prej një piktori nga Praga Hainez Kautcsh”. Por Fipps J. në librin e mësipërm thekson, që ky portret i Skënderbeut ka mundësi të jetë porosi e Qeverisë Shqiptare për medaljon, dhe me qenë se ishte i gatshëm, u vendos në emisionin e pullës të emetuar në datën 1 Dhjetor 1913.

1* Ky portret ka shumë mundësi të jetë zgjedhur nga ministri i kohës të Postës Shqiptare, patrioti Lef Nosi. Portreti i Skënderbeut, ngjason shumë me portretin origjinal që ruhet ne galerinë Uffizzi, Firence , Itali, ky portret është madhështor, tërheqës, i bukur nga ana artistike dhe përbën një nga portretet me me të arrirë dhe ka tërhequr interesin e artistëve shqiptarë dhe të huaj.
2* Veçoria tjetër e këtij emisioni është se sasia e përgjithshme e pullave të emetuara sipas John Fipps është 2.950.000 (sipas disa studiuesve është 2.878.000 copë), një nga sasitë më të mëdha të botuara mbi 100 vjet të historisë së pullës shqiptare. Por një sasi prej 250.000 copë pulla të kësaj serie u përdoren për kartolina të ndryshme.

3* Veçoria themelore e këtij emisioni është se seria e pare e pullave shqiptare te cilat u shtypen në Torino të Italisë sipas standardit ndërkombëtar dhe shënon pullën e parë shqiptare kur u vendos, sistemi i ri monetar u bazuan tek sistemi monetar Francez, ku 1 Frangë ishte i barabartë me 100 Qindarka.
Gjatë procesit të shtypit emri i Skënderbeut është shkruar me një gabim ortografik “SKENDERBERGU”
Pullat të emetuara më datën 1 Dhjetor 1913, kanë këto vlera dhe karakteristika 3*4*
Viti Vlera e emetimit Lloji i ngjyrës Tirazhi/Copë
1913 2 Qind e kuqe tullë 500.000
1913 5 Qind jeshile në blu 500.000
1913 10 Qind roze në të kuqe 500.000
1913 25 Qind blu marin 500.000
1913 50 Qind lejla në vjollcë 500.000
1913 1 Frang kafe e errët dhe kafe 100.000
LITERATURA.
1*Phipps J.S. “Pullat dhe postat e Shqipërisë dhe te Epirit 1878-1945”, Botim-1996 ,Faqe-121(2.9.4.7)
2*Osmani Sh. “Kontribute për histori e filatelisë Shqiptare”, Botim 2015, faqe 94-95
3*Nika Th. “Historia e Filatelisë Shqiptare”, Botim 2013,faqe 94-95
4*Amato M.F, Isufaj D.-“Pullat e Shqipërisë 1913-1944”, Katalog i specializuar, Botim 2016, faqe 87-89





















