Fadil Kepi/ Pensionet për mësuesit, punëtorët e nëntokës, nënat, personat e dy punësuar

    442
    Pyetje 
    Disa lexues të gazetës “Telegraf” shkruajnë: Jemi të punësuar në dy subjekte njëkohësisht. Para dite punojmë në sektor shtetëror dhe jashtë orarit të punës në një sektor privat. Pyesim cila është baza ligjore për pagimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në secilën qendër pune? 
    Përgjigje
    Mbështetur në vendimin e Qeverisë nr.77, datë 28.01.2015, botuar në fletoren zyrtare nr.9, i cili ka hyrë në fuqi nga data 01.01.2015,”Kur i njëjti person është ekonomikisht aktiv dhe punon i siguruar në dy subjekte dhe në secilën prej tyre merr pagë, llogaritja e kontributit të sigurimit shoqëror dhe të sigurimit të kujdesit shëndetësor është e detyrueshme për çdo subjekt me 27,9% të pagës bruto të çdo muaji, nga 22.000 lekë që është paga minimale mujore e detyrueshme deri në 97.030 lekë e cila është paga maksimale mbi të cilat llogariten e paguhen kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”, nga të cilat: 11,2% i mbahen të punësuarit nga rroga e tij dhe 16,7% i paguan qendra e punës me fondet e veta nga secila qendër pune. Nga 11,2% që i mbahen punonjësit nga rroga, 9,5% janë për sigurimet shoqërore dhe 1,7% për sigurimin e kujdesit shëndetësor. 
    Për më tepër lexoni gazetën Telegraf
    Sigal