Arrestohet falsifikatori i hipotekës së Vlorës

601
Ka përfunduar në prangat e policisë, ish -juristi i hipotekës në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Vlorë, Vladimir Haxhiraj. Bëhet e ditur se ish-juristi është arrestuar sapo ka mbërritur në aeroportin e “Nënë Terezës” në Rinas, pasi ai akuzohet për shpërdorim detyre. Ish zyrtari i hipotekës në qytetin e Vlorës, gjatë kohës që ka ushtruar detyrën si jurist në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në qytetin bregdetarë,nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve ka regjistruar sipërfaqe të ndryshme pronash në favor të personave të tretë në kundërshtim me ligjin. Mësohet se 41-vjeçari Haxhiraj, me banim në Vlorë, ka qenë shpallur në kërkim më datë 10.04.2015 dhe është dënuar më 1-vit e 6-muaj burg. 
Sipas policisë së Vlorës. Ky nuk është rasti i parë që punonjësit e hipotekave denoncohen për falsifikimi të dokumenteve të pronësisë së qytetarëve. Rastet e skandalit të regjistrimit të pronave dhe mbivendosjes së tyre në kartela tashmë janë kthyer në një fenomen shqetësues për pronarët e vërtet. Në mënyrë të jashtëligjshme persona të cilët ushtrojnë funksione të ndryshme në zyrat e hipotekave, abuzojnë me detyrën e tyre, duke bërë falsifikim të dokumenteve dhe mbivendosje në kartel, në këmbim të ryshfeteve. Ndërkohë, qytetarët denoncojnë vazhdimisht përmes telefonatave dhe letrave në redaksinë e gazetës “Telegraf” abuzimet e vazhdueshme me hipotekimin e pronave dhe mos ndëshkueshmërinë e autorëve të cilët abuzojnë me detyrën nga ana e organeve kompetente.
Sigal