Fadil Kepi/ Pensionet për emigrantët, mësuesit, minatorët, nënat dhe punonjësit e administratës

    377
    Pyetje 
    z. Xhevat Dyfekxhiu shkruan: jam i datëlindjes 20.04.1950 dhe sipas librezës së punës në vendin tonë, kam punuar gjithsej 35 vjet e 6 muaj i siguruar përfshi dhe sigurimet vullnetare. Prej disa vitesh banoj dhe punoj i siguruar në Greqi dhe deri këtë vit kam 2500 “ensima” (të siguruara). Pyes, cilat janë kushtet për të përfituar pension të plotë në Shqipëri, dokumentet që duhen plotësuar, vendi, afatet e dorëzimit dhe a njësohen për efekte pensioni vitet e punuara në Greqi me ato të punuara në vendin tonë.
    Përgjigje
    Ju nga data që e keni plotësuar moshën 65 vjeç ju lind e drejta për të përfituar në vendin tonë pension të plotë sepse keni më shumë se 35 vjet e 4 muaj punë të siguruara gjithsej. Dokumentet për pension janë: Kërkesa për pension i cili është një formular i gatshëm që merret në agjencinë e sigurimeve shoqërore ku keni vendbanimin në Shqipëri, libreza e punës, fotokopje e kartës së identitetit, dy fotografi, vërtetimi që keni kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak, certifikata e gjendjes familjare, vërtetimi i pagës nga 01.01.1994 deri në ditën e ndërprerjes së marrëdhënieve financiare në vendin tonë. Dokumentet e mësipërme mund ti dorëzoni edhe pas datës 20 prill të këtij viti, por brenda 365 ditëve nga data që keni plotësuar moshën 65 vjeç. 
    Për më tepër lexoni gazetën Telegraf
    Sigal