Rama-Berishës: Uroj që 21 qershori t’ju sjelli në vehte. Berisha: Erdhi si Ufo

445
“Unë dola për të folur për ligjin që po diskutohet. Siç është bërë zakon këtu vetëm për rendin e ditës nuk flitet dhe nuk diskutohet për cështjet e projekteve. Ky është një projekt që ka rëndësi themelore dhe i hap rrugë një reforme transformuese dhe e ndan Shqipërinë nga një epokë e gjatë, ku shërbimet publike do transformohen rrënjësisht. Jam krenar që arritëm në një kohë relativisht të shkurtër me një organizim bindës që të bindim BB dhe në një projekt atraktiv që adreson në mënyrë përfundimtare çështjen shumë të rëndësishme dhe plagën shumë të madhe të korrupsionit në shërbimet publike , duke adresuar edhe të gjithë atë proces që u kushton qytetarëve kohë para dhe nerva dhe në fund të shumë viteve nuk arritën dot të zgjidhin problemin përkthehet në një dëshpërim shumë të madh” , është shprehur Rama.
Sipas tij, “Ajo që do të bëjmë me këtë projekt është shndërrimi ku sot 134 institucione të japin shërbime 56% shërbime në sportele, të kthehet në shërbim të cilësisë më të lartë në një model që do të shërbejë për shumë zhvillime të tjera.Sot ne e kemi konstatuar se hapsira ku shërbehet janë nga 2 m2 deri maksimumi në 25 m2. Faktikisht turmat janë absolutisht të paevitueshme në kushtet kur shërbimet jepen në hapësira krejtësisht të papërshtatshme, kur kanë nevojë edh e për vërtetimin e dokumentacionit që shton orët që harxhojnë qytetarët. Nga 2-6 orë, gjithë pjesa tjetër e kohës nuk shfrytëzohet. Po ashtu ka shumë pak shërbime minimale dhe janë disa të rinovuara rishtas që kanë menaxhim të radhës kurse te të tjerat, kush shtyn më shumë ia vlen të marrë më parë shërbim në sportel” , u shpreh Rama.
Kryeministri tha se do të ketë vetëm një hapësirë shërbimi për qytetarët , ku nëpërmjet rrjetit të informatizuar, do të marrin shërbimin vetëm në tre minuta.
Në përfundim të fjalës së tij Rama iu drejtua opozitës me fjalët: “Uroj që atë që s’ua bëri 23 qershori, t’ua bëjë 21 qershori. T’u sjellë në vete, se jeni komplet jashtë vete”.
Në reagimin e tij Berisha tha se Rama ka ardhur si UFO pas tij,
“Zoti Rama dëshmoi këtu se ka ardhur si një UFO. Dhe atë që ua shiti zotëria këtu për novitete firma i ka të dorëzuara me certifikatë, ku është zotëria e tij, duke rrafshuar çdo gjë. Dhe dua t’u kujtoj se statistika botërore në 2005 kishte 67% në 63% në 2013. Çmimet e internetit pësuan një rënie të paktën deri në 5 herë. Me kompanitë celulare u ndërmor projekti i pagesës Mobile, i cili po jetësohet nga Vodafone. 1200 pika internet falas. Po kur UFO-t vinë prapa, natyrisht, problemi është serioz”, tha Berisha.
Sigal