Fadil Kepi: Ja si mund të llogarisni pensionet me ligjin e ri të pensioneve

    384
    Sigal

    Intervistë/Specialisti Fadil Kepi sqaron: Kushtet e përfitimit të pensionit të pleqërisë dhe dokumentacioni që kërkohet për të përfituar pension social

     Ligji i ri i pensioneve hyri në fuqi në 1 janar të këtij viti. Bashkëpunëtori i “Telegraf”, specialisti Fadil Kepi sqaron, nëpërmjet një shembulli, se si vetë qytetarët mund të llogarisin pensionet e tyre. Gjithashtu, z. Kepi tregon për kushtet e përfitimit të pensionit të pleqërisë, duke trajtuar edhe kategori të cilat bëjnë përjashtime nga ligji i ri i pensioneve, siç janë minatorët, profesorët apo akademikët. Z. Kepi trajton në këtë intervistë speciale edhe pensionin social, kategoritë që e përfitojnë dhe dokumentet që kërkohen për ta përfituar atë.

     Z. Kepi, qytetarë të shumtë janë të interesuar të dinë për kushtet e përfitimit dhe mënyrën e llogaritjes së pensionit të pleqërisë sipas Ligjit të ri të Sigurimeve Shoqërore…

     Interesimi i lexuesve është i drejtë, mbasi nga data 1 Janar të këtij viti hyri në fuqi Ligji i Sigurimeve Shoqërore Nr.104/2014, botuar në Fletoren Zyrtare 137, datë 1.9.2014. Për vitin 2015 pension të plotë përfitojnë personat të cilët kanë 35 vjet e 4 muaj punë të siguruara në vendin tonë, pavarësisht nga gjinia dhe femrat të kenë plotësuar moshën 60 vjeçe e 2 muaj dhe meshkujt 65 vjeç.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf