Evdal Nuri:  Asgjë   për  ditën botërore   të  të moshuarve…..!?   

326
Sigal

 

Dita Botërore e të Moshuarve është 1 Tetori. Mendova që pas kësaj date të shkruaja diçka për këtë moshë , por asgjë!  Moshimi ose plakja është një proces fiziologjik dhe natyror gjatë të cilit ndodhin një seri ndryshimesh. Shumë të moshuar mbesin aktivë dhe plotësisht të pavarur deri në fund të jetës së tyre. Moshim nuk do të thotë paaftësi, sëmundje apo dënim. Çdo vit, tematika e ditës botërore të të moshuarve është e ndryshme.  Tek ne vetëm sa u njoftua e asgjë më tepër ! Për të moshuarit ,diskriminimi lidhur me moshën është një sfidë më vehte që duhet të kihet kujdes nga të gjithë.

1-Moshimi është një fenomen global. Popullsia e moshuar në botë, 60 vjeç e lart, është duke u rritur me shpejtësi. Në vitin 2050 rreth 80 % e njerëzve të moshuar do të jetojnë në vendet më pak të zhvilluara. Moshimi i popullsisë po ndodh paralelisht me urbanizimin e shpejtë; nga viti 2007 më shumë se gjysma e popullsisë së botës jeton në qytete dhe, në vitin 2030 kjo shifër pritet të rritet në më shumë se 60%.

Plakja e popullsisë është një triumf i shoqërisë moderne. Ajo pasqyron përmirësimin e shëndetit global, por edhe ngre sfida të veçanta për shekullin e 21-të në të gjitha vendet së bashku,  si ato në zhvillim dhe ato të zhvilluara. Jetëgjatësia është duke u rritur edhe në vendet në zhvillim.

 

Njerëzit e grupeve më të larta social-ekonomike mund të jetojnë deri në 20 vjet më gjatë se njerëzit e grupeve të ulëta social-ekonomike. Investimi në shëndet gjatë gjithë jetës prodhon vlera për shoqërinë. Njerëzit e moshuar të shëndetshëm janë mbështetje për familjet e tyre, komunitetet dhe ekonominë, tek ne ndodh e kundërta . Nevoja e një kujdesi afatgjatë në Botë po shtohet. Në vendet e zhvilluara, numri i të moshuarve, të cilët nuk janë më në gjendje të kujdesen për veten pritet të katërfishohet në vitin 2050. Kujdesi shëndetësor parësor efektiv, në nivel komuniteti, për të moshuarit është shumë i rëndësishëm për promovimin e shëndetit, parandalimin e sëmundjeve dhe menaxhimin e sëmundjeve kronike. Abuzimi me të moshuarit rritet me plakjen e popullsisë dhe dinamikën e ndryshimeve sociale. OBSH-ja vlerëson se 4-6 % e personave të moshuar në mbarë botën vuajnë nga një formë abuzimi si fizik, psikologjik, emocional, financiar, ose për shkak të lënies pas dore.

Tek ne në teori flasim e premtojmë shumë , por në praktikë gjendja është dëshpëruese. Si jemi ? Nuk po iu them diçka të re . Ajo duket që në sy , të lodhur, të kërrusur, të raskapitur, jo vetëm me kusuret e moshës, por dhe të vështirësive ekonomike, shëndetësore familjare, shoqërore. Në pleqëri dhimbjet shtohen me kalimin e moshës. Në fillim ato fizike, pastaj ato psikologjike, shëndetësore, familjare, psiqike. Stresi, varfëria ekonomoke e shpirtërore po i çojnë në Botën tjetër para kohe!

2–Ndjenja e pleqërisë. Cilido që të jetë, një ditë, do ta përjetojë këtë ndjenjë. Para se të vijmë në këtë gjendje, ne duhet të mendojmë rreth pyetjes se çfarë presim, ose si duhet të sillemi kundrejt tyre ? Kur ishim fëmijë, mosha tridhjetë-dyzet vjeç na dukej shumë e madhe, saqë përbrenda ndjenim sikur nuk do të venim kurrë në atë moshë. Kur vinte mosha tridhjetë-dyzet vjeç, mosha gjashtëdhjetë-shtatëdhjetë vjeç na dukej si një moshë e paarritshme e thoshim kur shikonim lajmërim vdekje ;’Të vemi dhe ne sa ky boll paska jetuar! “ Në pleqëri njeriu bëhet më tepër  vetë-vetja ! Me kalimin e viteve, njeriun e frikëson ndjenja e pashmangshme se po i afrohet  fundi. Ndjenja e mosnjohjes së rrjedhjes së jetës e dobësia e viteve të shkuara. Nuk mund të bëhen llogaritë për të ardhmen, ndërkohë që ke mall gjithmonë për të kaluarën. Por ekziston një realitet i pandryshueshëm e ajo është se njeriu nuk i reziston dot kohës dhe plaket. Periudha e pleqërisë, nga njëra anë është periudha e shterimit të shpresave për të jetuar, ndërsa nga ana tjetër është periudha e shfaqjes së pishmanllëkut për të shkuarën. Pleqtë, bëhen si fëmijë zëmërak. Pa dyshim që është e vështirë t’i shpjegosh një të riu si është psikologjia e plakjes.  Sado të plaket njeriu, po aq e vështirë bëhet përshtatja e tij me pleqërinë. Pa marrë parasysh se në çfarë moshe është njeriu, përsëri mendohet se ajo moshë është herët për vdekjen.

3-Ndryshime fizike e psikologjike. Tek të moshuarit, procesi i plakjes përshpejtohet dhe njerëzit përjetojnë një keqësim të gjendjes fizike. Vazhdon rrudhja e lëkurës, përshpejtohet rënia e zbardhja e flokëve, trupi krruset, vërehet një keqësim i përgjithshëm. Gradualisht shqisat bëhen më pak efektive p.sh., nuk sheh e dëgjon mirë. Fillon t`ju bien vetullat dhe kur fillojnë t’i bien qepallat, vdekja të gjendet mjaft pranë. Pleqëria s’është një rënie kronologjike , por biologjike. Kjo varet nga kodi gjenetik, sëmundjet, mënyra e jetesës e tjerë. Pra pleqëria nuk matet me vite, por me aktivitete. Në përgjithësi kush është marrë me punë mendore pleqëria e kap më tepër fizikisht, kur ata që janë marrë me punë fizike kanë një plakje mendore ! Çdo i moshuar, duhet të gjykojë :’Nëse në mbrëmje i kthen kurrizin gruas, nëse në mëngjez ankohe se të dhëmb trupi, nëse mbasditë thua, s’po dal sot (pra të humb interesi për jetën), nëse kujton të kaluarat dhe harron të tashmet, dije se të ka zënë pleqëria” . Krahsoni veten me këto e binduni se në ç’fazë jeni !

Ai shtet që ndihmon të moshuarit është i bekuar nga” Zoti.” Kjo ndodh në Sh.B.A.  Këtë ma sqaroi,  shoku i rinisë V.Ikonomi. Asnjë ditë s’kanë punuar e trajtohen s’i qytetarë amerikanë . Me pension, ushqime, shërbim shëndetësor e gjithëçka që ka nevojë njeriu. Fëmijët që u shërbejnë prindërve paguhen deri në 2000 U.S.D. në muaj. V.Papi më befasoi me këtë praktikë që ndiqet !” Ushqim mbi rrota “ ,“meals on  ëheels”!  Të moshuarve, të sëmurëve i çohet ushqimi në shtëpi, falas me makinë!   Në Filadelfia ka shumë shqiptarë. Po të ishim në Shqipëri, do të kishim  vdekur 10 vjet më parë më thotë R .Kazazi. Tek ne ka prire për t’i parë të moshuarit si, harraq, të paaftë dhe të rrjedhur. Kanë mbetur rrugëve, se shumica e fëmijëve janë jashtë, kurse ata që janë këtu s’ia u duan gratë. Këtu jo vetëm i kanë braktisur, por dhe kanë përdorur dhunë fizike deri në vrasje. Kjo është e palejueshme dhe vetëm tek ne ndodh ! Ne jemi brezi i fundit që kemi jetuar e shërbyer prindërve tanë. Fjala vjen, gruaja ime i shërbeu 26 vjet prindërve të mi ! Asnjëherë s’u ankua , e as i shkonte në mend që të jetonim të ndarë. Kjo ndofta dhe nga kushtet ekonomike, zakonet. Por, nga ana tjetër jemi  brezi i parë që po na vret vetmia !  

  1. Frika nga vdekja dhe vetmia janë bashkëudhëtarët tek ne ! Nga studimet e kohëve të fundit është arritur në përfundimin se frika nga vdekja është më e tmerëshme se vet vdekja .

Plakja është një humbje e rëndësisë sociale dhe emocionale të moshës së vjetër.                                       Të moshuarit, sidomos pas vdekjes së njërit të nbashkëshortëve , ka të ngjarë të mbeten shumë të izoluar nga fëmijët, nipërit e mbesat dhe anëtarë të tjerë  të familjes, shumë larg   njëri-tjetrit në terma reale dhe emocionale. Katër fëmijë kam tha një fqinja jonë, asnjë s’interesohet , jetoi vetëm ! Kurse një tjetër kishte të drejtë . Dy pleq kam në shtëpi, tre gjej atje ku jam punësuar . Gjithë kohën e kaloj me ta, e jam kthyer në një plakë e parakoheshme se dhe në shtëpi kam pleqëri .

Në stadin e pleqërisë i moshuari shqetësohet për gjithçka. I ngel mëndja, pse ma tha këtë  fjalë? Unë s’ja kam patur me të keq. Sa munda e ndihmova , por s’varesh nga unë  problemi që kishte !S’e kuptoj pse më mbanë mëri ! Një çështje, e përsëritur  shpesh sa i dhemb koka !  Bëhet grindavec, sidomos me fëmijët, nipërit dhe mbesat që i do shumë, por s’ i duron dot. Kujton se fëmijët nuk e duan , sidomos kur ata martohen.  I sheh njerëzit nga duart. Bëhet tamahqar, kursen, bëhet i bezdisur, s’kënaqet për asgjë. Është interesant se frika nga vdekja  ulet me rritjen e moshës .  Zoti, siç thonë, në fillim të merr forcën fizike më vonë   mendjen, pastaj të heq frikën.  20% e të rinjve kishin frikë nga vdekja, kurse ata mbi 75 vjeç ishin 2%.                                                                                                                                                                              Të sëmurët pa shpresë, në kohë që i afrohet vdekja, kalojnë në disa stade.                                            Stadi i mohimit. Personi beson se mjeku ka gabuar dhe s’është e mundur, që ai është kaq i sëmurë e do të vdes.                                                                                                                                                            -Zemërimi.  Kur i sëmuri e kupton se do të vdesë, zëmërohet dhe e shpreh këtë me njerëzit që ka përreth, duke shprehur frikën, dhimbjen, trishtimin, vetminë .

Stadi i marrëveshjes. I sëmuri përpiqet të fitojë kohë, duke folur me mjekët e i lutet Zotit edhe pse më parë mund të mos ketë besuar.

Depresioni. Ata e kuptojnë faktin e pashmangshëm, që janë duke vdekur, megjithatë përpiqen të ushqehen sa më shumë me shpresën se mund ta shtyjnë dhe ca kohë jetën.  –

Stadi i pranimit. Pranojnë vdekjen si pjesë të jetës, duke qenë të bindur e në mënyrë të qetë ta presin atë.  

   Evdal  Nuri 

 

Të pleqëruar e menduar …!

.. Në shtëpinë e pleqve .

Të plakur  por të dashuruar, duke mbajtur fort njeri-tjetrin ! Abuzime me të moshuarit .