Erion Veliaj: Kemi nevojë për një pajtim kombëtar

196
Sigal

Shkolla “Bashkim Fino”, u përurua sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi. Veliaj u shpreh se me këtë shkollë, që i shtohet Njësisë 2, numri i shkollave të reja të ndërtuara në Tiranë shkon në 40 gjithsej. “Vjet hapëm 14 shkolla, sivjet 12 shkolla të reja dhe 8 kopshte; do të vazhdojmë me paketën edhe vitin tjetër, por unë besoj se që nga koha e shpalljes së Pavarësisë, në Shqipëri nuk janë ndërtuar kurrë kaq shumë shkolla në një dorë. Shkolla “Kosova” është njëra prej tyre, liceu “Jordan Misja” po ashtu, edhe pse shkollë kombëtare ndodhet në Njësinë 2, shkolla e Baletit gjithashtu, bëmë edhe një rikonstruksion në shkollat “Osman Myderizi” dhe “Mihal Grameno”. Piramida do të jetë së shpejti një shkollë kombëtare, sërish e Njësisë 2. Por, besoj se një shkollë origjinale e lagjes, e mëhallës, e komunitetit tonë, është shkolla “Bashkim Fino” që po hapim,” -tha Veliaj.