Damian Gjiknuri inspekton investimet në Papër në ndërtimin e argjinaturës mbrojtëse përgjatë lumit Shkumbin për të shmangur përmbytjet

388
Elbasan, Njësia Administrative Papër.

Bashkë me Gledin inspektuam dje punimet që po kryhen në ndërtimin e argjinaturës mbrojtëse përgjatë lumit Shkumbin për të shmangur përmbytjen e banesave dhe tokës bujqësore për 23 familje të kësaj zone.

Ky investim është tepër i rëndësishëm sepse prurjet e shumta të lumit kanë sjellë gërryerjen e shtatit duke rrezikuar edhe rrugën nacionale.

Vëmendja e qeverisë shqiptare për Qarkun Elbasan përmes investimeve në infrastrukturë, zonat rurale dhe mbështetja ndaj bujqësisë do vijojnë edhe në këtë mandat të tretë.