Damian Gjiknuri: Vëmendje e shtuar e qeverisë për përmirësimin e shërbimeve sociale për shtresat në nevojë

108
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste njëkohësisht edhe Drejtuesi Politik i Qarkut të Elbasanit ka vijuar takimet në kuadër të përmirësimit të shërbimeve sociale në këtë qark. Në takime Gjiknuri është shoqëruar nga Ministrja Ogerta Manastirliu dhe kreu i Bashkisë së Elbasanit. “Takime për shërbimet sociale, që falë vëmendjes së treguar nga qeveria janë modeli më i mirë për përkujdesjen e njerëzve në nevojë”,- deklaron në rrjetet sociale Gjiknuri. Sekretari i Përgjithshëm i PS shprehet se Partia Socialiste është gjithmonë e më pranë qytetarëve çdo ditë duke u mundësuar shërbimet sociale për të cilat kanë nevojë shtresa të caktuara të shoqërisë.