Cristiano Ronaldo nuk di të ndalet, arrin rekordin e ri dhe barazon legjendën e njohur braziliane

257
Sigal

Kishte nevojë për “VAR” dhe për të festuar një moment të tillë, as “siuuu” nuk e shpëtoi. Do të ishte në përputhje me një mbrëmje në të cilën ka pak për të festuar Juventus. Kampionët në fuqi në derbin me Torinon barazuan vetëm nëntë minuta nga fundi, pikërisht me golin që fillimisht nuk u dha në fushë nga Fabri, por më pas u akordua nga “VAR” pas disa minutash.

Goli numër 772 në karrierën e Kristiano Ronaldos, i cili kështu arrin në vendin e dytë të çdo epokë së bashku me Romarion. Më mirë se këta të dy ka bërë vetëm Jozef Bikan që ka shënuar 805 gola.

Për “CR7” është goli numër 24 në 25 ndeshje, i 31-ti në 34 paraqitje të sezonit, numri 96 me Juventusin në të gjitha garat. Pa dyshim që portugezi është i vetmi shkëlqen në këtë moment krize të bardhezijnve, të cilët pas gati një dekade mund të dorëzojnë titullin.