Makina del nga rruga pas aksidentit, plagosen tre fëmijët

265
Sigal

Tre të mitur kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti që ndodhi në Kamzë rreth orës 14:35. Mësohet se në aksident është përfshirë mjeti me drejtues Xh. Xh., me një automjet që drejtohej nga  K. B. Për pasojë, automjeti i këtij të fundit ka dalë nga rruga duke lënduar tre fëmijë.

“Më datë 05.04.2021, rreth orës 14:35, në Kamëz,  janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues Xh. Xh., me mjetin me drejtues K. B. Si pasojë e aksidentit mjeti me drejtues K. B., ka dalë nga rruga duke dëmtuar 3 fëmijë të mitur, të cilët u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin e policisë.