Chelsea i rrëmben super sulmuesin gjerman Liverpoolit në merkato

376
Sigal

Timo Werner me shumë mundësi do të luajë në Premier League sezonin e ardhshëm, por jo te Liverpooli. Sipas gazetës “Bild” punuar në qetësi dhe pa zhurmë për të bindur futbollistin gjerman.

Liverpooli duket se nuk ka ndërmend që të paguajë klauzolën e tij sipas asaj që shkruan prestigjiozja gjermane, Trajneri Jurgen Klopp dhe sulmuesi kanë patur bisedime personale, pasi dëshira e Werner për të kaluar në Anfield njihet tashmë.

Frank Lampard po shfrytëzon stepjen e “Redsave” dhe është gati që të paguajë klauzolën e lirimit të Wernerit. Chelsea do ta bindë futbollistin me një rrogë të majme prej 10 milionë eurosh në sezon dhe një kontratë 5-vjeçare.