“Bie” selia e parë e Lulzim Bashës, Belind Këlliç dhe mbështetësit e Berishës zhvillojnë mbledhje në zyrën e PD-së në Berat

409
Sigal

BERAT – Dje në mesditë në selin e PD-së Berat u organuza një takim, ku morën pjesë kryesia e PD-së dega Berat si dhe përfaqësues e grupseksioni në rang qarku përkrahësit e Berishës, takim që u drejtua nga Belind këlliçi i dërguar i punës në komisionin provizor në degën e Beratit. Në këtë takim u shtrua si platformë proçesi i ristrukturimit të PD-së, i cili filloi në janar dhe mbaron muajin që vjen në Shkurt e Marës. Në takim u ngritën njësërë problemesh që kanë të bëjën me rizgjedhjen e forumeve të reja sipas vendimeve të kuvendit të 11 Nëntor 2021, ndërkohë që Këlliçi iu përgjegj shumë pyetjeve nga të pranishmit për vonësat në fillimin e zbatimit të vendimeve të kuvendit që u zhvillua në ambjetet e stadiumit “Ari Albania”. Në takimin e djeshëm u shtrua propozimi i rizgjedhjes së kandidaturavë për forume e PD-së në 5 bashkitë si dhe në 20 njësit e qeverisjes vendore. Në vijim të fjalës së tij Belind Këlliç është shprehur se duhet të jemi të hapur për kandidatët që sot janë të pranishmit që janë të pranishëm por dhe figura të tjera vlersuese që nuk janë në takim, për të marrë pjese në zgjedhje për forumet e PD-së, gjatë këtij harku kohor të tre muajve. Takimi u zhvillua pa pranine e mediave të shkruara e asaj vizive. Por burime të besueshme thanë për gazetën se edhe deputeti i PD-së Tomor Alizoti është përkrah tyre.