Çështja ‘Beleri”/ Gazetari grek e kritikoi në gazet, Rama e suprizon duke i shkruajtur personalisht: I gatshëm për replikë nëse e botoni

44
Sigal

Pak ditë më parë gazetari i gazetës “Kathimerini” në Greqi Pavlos Papadopoulos, në një shkrim të gjatë analitik hodhi një sërë akuzash ndaj kryeministrit Edi Rama për çështjen “Beleri”. Por ky shkrim duket se ka “shqetësuar” Ramën. Ka qenë vetë kryeministri Rama, i cili duket marrë shkas nga shkrim, i dërgoi përmes një rrjeti social një mesazh gazetarit Papadopoulos, duke i kërkuar të drejtën e replikës. “Zgjohem në mëngjes dhe gjej mes disa mesazheve linkun e një shkrimi tek “Ekathimerini” me autor Pavlos Papadopoulos. Nuk e njoh, kërkoj kontaktin e tij dhe i shkruaj: – Mirëmëngjesi zotëri, quhem Edi Rama. Numrin tuaj e mora nga një mik grek, pasi lexova se ishit kujdesur të shkruanit ndaj meje në prestigjiozen “Ekathimerini”. Mendova se nuk do të ishte ide e keqe t’ju shkruaja direkte juve. Ashtu si unë, shpresoj të mos e keni problem krenarie për t’u ballafaquar me faktet që keni ekspozuar për të me leqendisur në publik pa u kujdesur hiçfare që të paktën të më pyesnit për anën time të kësaj historie. Pastaj gjykoni vetë faktet reale dhe ato të fabrikuara nga cila do anë. Do isha i lumtur të komunikoja me ju po të jeni gati të jepni të drejtën e replikës për të garantuar të drejtën themelore të shtypit të lirë të pavarur dhe të paanshëm. Ndihuni i lirë të më shkruani nëse e pranoni këtë “sfidë”, ndërkohë që ju siguroj mirëkuptimin tim të plotë nëse ju do i shmangeshit ballafaqimit me argumente,” i shkruan Rama gazetarit grek Papadopoulos. Fillimisht gazetari nuk e ka besuar se po komunikonte personalisht me kryeministrin Rama, gjithsesi ai i ka shkruar se do të ishte i lumtur që të zhvillonte një intervistë për çështjen “Beleri” dhe tema të tjera për gazetën “Kathemerini”. Përgjigja e gazetarit grek: “Po, unë jam më shumë sesa i lumtur që të flas me ju mbi çështjen ‘’Beleri’’, gjithësesi është shumë e pazakonshme që një kryeministër të kontaktojë direkt një gazetar të huaj, që nuk e ka njohur më parë, nga telefoni i tij, te telefoni i këtij të fundit. Atëherë, më lejoni të dyshoj nëse ju jeni vërtet Edi Rama, nëse ju jeni vërtet ai, atëherë unë e pranoj sfidën dhe jam i sigurtë që ‘Kathimerini’ do të jetë e lumtur të organizojë dhe të publikojë një intervistë me ju, ku të gjitha argumentat tuaja do të mbulohen plotësisht dhe lirisht për publikun grek. Që të jem i sinqertë, me një lider si ju, unë jam i tunduar të kërkoj një takim në Facetime dhe do më pëlqente të vendosja një komunikim direkt me ju dhe gjithashtu do t’iu kërkoja një ditë për të qenë plotësisht i përgatitur, por më lejoni fillimisht të flas lidhur me këtë me botuesin dhe të rikthehem tek ju. Duhet ta informoj atë më parë. Po jam dakord. Unë do t’iu dërgoj ju intervistën e zbardhur që ju të aprovoni fjalët tuaja dhe sigurisht, kur ta kemi të aprovuar prej jush zbardhjen, ne mund të informojmë lexuesit edhe për këtë mënyrë speciale tuajën për të na u qasur dhe për të folur me publikun”.