ALUIZNI, publikon emrat e 2000 qytetarëve që marrin lejet e legalizimit

    450
    Sigal

    Ardian Kollozi: Qytetarët të japin kontributin e tyre, duke paguar faturat dhe lidhur kontratat!

     

     ALUIZNI ka publikuar ditën e djeshme listën e re me 2000 emrat e rinj që do të marrin lejet e legalizimit. Në njoftimin për shtyp Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Ardian Kollozi ka sqaruar se: “Ne respekt te angazhimeve të marra për të qenë në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët, po publikojmë 2000 emrat e rinj, për të cilët janë përgatitur lejet e legalizimit”. Në njoftimin e publikuar për mediat thuhej se: “Pak ditë më parë u miratua VKM-ja për kalimet e pronësisë dhe kompensimet, dhe në po përshpejtojmë ritmet e punës”. ALUIZNI ka kërkuar të njëjtin interesim nga qytetarët, që pas VKM -së për kalimet e pronësisë, duhet që edhe ata të japin kontributin e tyre, duke paguar faturat dhe lidhur kontratat me qëllim mbylljen përfundimtare të dosjes dhe përfitimin e lejes se legalizimit.