Paparaci/ Ismail Xhaferi: U zbut ujku dhe ariu, ende s’është zbutur njeriu

196
Sigal

Në mos keni armë gjeni!
Hunjët e gardhi rrëmbeni!
Se dhe huri të vjen hakut,
ta bën kurrizin si barku.

Se dhe huri të bën gjëmën,
të thyen kokën e këmbën.
S’ka nevojë për pushkë e bomba,
mjaftojnë drurët që kanë komba.

Bam në këmbë, në trup, në dorë,
si betejë me gladiator!
Bam me shkelma, bam me hu,
asnjë kafshë nuk është kështu.

Në mos keni armë gjeni,
hunjët e gardhit rrëmbeni.
Për një grindje vrisni, preni,
të tregojmë çfarë kafshësh jemi…

U zbut ujku dhe ariu,
ende s’është zbutur njeriu.
Të përpiqet kush të dojë,
s’ka çmendinë të na shërojë.