Ergys Alushi: Kur bejlerët e agallarët e Vlorës luftonin e vriteshin me armë në dorë, për flamur e për shtet

256
Sigal

Ndodhte në qershor të vitit 1914. Rebelët e Haxhi Qamilit pasi kishin marrë në kontroll Shqipërinë e Mesme, u drejtuan për në Vlorën e shpalljes së Pavarësisë.

Për të mos lejuar afrimin drejt qytetit, u shfaqën në kodrat midis Durrësit e Fierit më shumë se 300 vlonjatë, të cilët luftuan me rebelët.

Nuredin Bej Vlora, Safa Bej Vlora, Seit Qemali, Ceno Sharra e të tjerë, ishin disa nga drejtuesit e luftëtarëve vlonjatë, të cilët u dalluan për trimëri.

Ceno Sharra, nga familja e madhe e agallarëve të Vlorës, ra në fushën e betejës, duke u bërë edhe dëshmori i parë për mbrojtjen e shtetit të ri shqiptar bashkë me vlonjatin tjetër Sulo Harëmi.

Ngjarjet nga qershori deri në shtator, kur rebelët hynë në Vlorë, janë nga më dramatike në historinë e Vlorës e të Shqipërisë.

Historia vazhdon…

Berberët e Vlorës që u vranë për të mësuar dhe mbrojtur gjuhën shqipe vlonjatëve.

Musa Çakërri dhe Llukë Papajorgji janë dy prej tyre.

I pari u godit me thikë dhe vdiq më 22 prill 1905., në berberanën e tij në lagjen “Muradie”.

Vrasja shkaktoi hidhërim dhe zemërim të ligjshëm, si për një nga themeluesit e vetëdijes patriotike e civile në qytet.

I dyti, Llukë Papajorgji, ishte edhe një nga aktorët e dramës “Vdekja e Pirros”.

Gazeta “Korça” (nëntor 1909), shkruante për ngjarjen e ndodhur në Vlorë, “kur një klient doli nga berberhania e tij duke përshëndetur “kali nikta” dhe ai iu përgjigj “natën e mirë”.

“Një dentist grek nga Selaniku e provokoi duke i sharë gjuhën e kombësi dhe u zunë. Të nesërmen ai dhe njerëzit e tij e gjejnë dhe e vrasin në moshën 40 vjeçare”.

Sot, është dita për të përkujtuar edhe patriot të tjerë si, Xhafer Drashovica, Hamit Lumi, Abas Mezini, Jani Minga, Leonidha Naçi, të cilët kontribuan për lëvrimin e gjuhës shqipe në Vlorë.

Historia vazhdon….