(Mirë se vini vëllezër afrikanë!)
E shtruam sofrën bujare,
Në mëngjes pa zbardhur dita,
Të presim siç na ka hije,
Vëllezërit tanë nga Afrika.
E shtruam sofrën bujare,
E shtruam sipas zakonit,
T’i presim sipas traditës,
Se i dhamë fjalën Melonit.
E shtruam sofrën bujare,
Siç dimë ne nga anët tona,
Të zgjidhim hallet e botës
Pasi zgjidhëm hallet tona.
E shtruam sofrën bujare,
E ardhmja do jetë plot dritë,
Sa gëzim që ka Atdheu,
36 mijë çdo vit!
E shtruam sofrën bujare,
Pa pritur të mbyllnim vitin,
Eh, sa krenari e ligjshme,
Ata vijnë e shqipot ikin!
E shtruam sofrën bujare,
S’është shaka e nuk është lodër,
Pas 5 vitesh s’është çudi
Të jemi Afrikë e vogël.
E shtruam sofrën bujare
Se jemi njerëz të mirë,
Pas ca vitesh mund të kemi,
Kryeministër me ngjyrë.