Hyskë Borobojka/ Hidh e prit për emrin e bustit!

508
Sigal

-E ke “gabim”, ta them unë! – hyri në valle një fshatar tjetër. – Shikojeni nga hunda, nga balli, madje edhe nga veshët, është dora vetë Kile Finoku!

-Mos fol kaluar, se ngatërron dynjanë. Ky që po shihni me sy e po prekni me dorë, është Bikja i Salikos. Ja, sikur e shoh të gjallë para syve! – nguli këmbë një tjetër.

Puna e bustit, që ishte gatuar me baltë, derdhur në allçi e beton e lyer me varak të verdhë dhe ngjashmënia me njërin apo tjetrin, skulptorit Leci Beçi i hapën disa ngatërresa, që nuk po dinte t’u jepte udhë.

-More të dashur bashkëfshatarët e mi! Është  tipizimi i luftëtarit të fshatit e të krahinës tonë në luftën për liri! – mundohej t’i sqaronte.

       -“Dakord tipizimi”, por emrin si e ka? Ta dijë jo vetëm fshati ynë, por e gjithë krahina e më tej akoma, se ky hero i bërë në allçi e i derdhur në beton, ka patur emrin, që i vuri i ati, kur pa dritën e diellit me sy dhe, më këtë emër e thirri, jo vetëm fshati ynë, krahina çeta kur doli partizan, brigada ku bënte pjesë e kudo që shkeli, deri sa dha edhe jetën për lirinë e vatanit për të mos vdekur kurrë.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf