Hyskë BOROBOJKA/ Goja peshtyn, goja lepin

485
Sigal

         Një fabul e vjetër tregon, se një burrë tek ngjitej malit të mbuluar me dëborë, me akull dhe cingërimë, orë e çast u frynte duarve me gjithë fuqinë e gojës.

          -More zotni, çfarë ke kështu që u fryn duarve, gati t’i kafshosh?- e pyeti shokui tij, që e shoqëronte.

          -U fryj që t’i ngroh se m’u thanë nga të ftohtit e madh! – u përgjigj ai.

          Një herë tjetër, të dy miqtë u shtruan në një tavolinë të mbushur cep më cep me gjellë të mira. Ai që u frynte duarve që t’i ngronte nga të ftohtit, e mbushte lugën plot dhe, sa e afronte te goja, fillonte t’i frynte me gjithë forcën e mushkërive.

          -S’të pëlqejnë gjëllët që i fryn lugës me gjithë fuqinë, sikur do t’i largosh nga goja?

          -Gjellët, o miku im, janë shumë të shijshme, por u fryj t’i ftoh, se janë aq të nxehta, sa të përvëlojnë gjuhën! – i shpegoi ai.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf