Arben DUKA/Thonë s’do kemi dy, por tri a katër pole (2)

476
Sigal


(Vijon nga dje)

 

Unë dihet kush jam,

Në çdo varg e libër,

Ndaj dhe nuk sforcohem,

Të mbaj ekuilibër!

Jam dhe demokrat,

Jam dhe socialist,

Shkruaj të vërtetat,

Nuk jam nihilist!

Jam dhe Frymë e Re,

Edhe Kuq e Zi,

Po s’jam i rreshtuar,

Në asnjë parti!

Shkruaj e kam shkruar,

Përditë e përditë,

Shkruaj edhe vuaj,

Se jam opozitë!

Gjithmonë opozitë,

Jam dhe krejt i bindur,

Jo për ndonjë gjë,

Po kështu kam lindur!

Në vargjet e mia,

Kurrë s’do bjerë brymë,

Më kollaj të shkruaj,

Se sa të marr frymë!

Më kollaj të shkruaj,

Sa edhe të flas,

Është dhuratë e Zotit,

Më tutja ç’ta ngas?!

Tani të vazhdojmë,

Polet dhe bolet,

Të flasim për detet,

Të flasim për gjolet!

Të flasim pse bëhet,

Gjithë kjo katrahurë,

Edhe nëse ka akoma,

Këtu ndonjë burrë?!

Ndonjë burrë i ndershëm,

Që s’mendon për xhepin,

Dhe si lopë me qumësht,

Nuk e mjel pushtetin?!

A ka ndonjë burrë,

Që për popull digjet,

Dhe për çdo njeri,

Gati ka përgjigjet!?

Do të flasim gjatë,

Jo për t’u gajasur,

Pse pushteti njerëzit,

I bën kaq të pasur!

Do të flasim hapur,

Larg nga thashethemet,

Përse u krijuan,

Polet dhe ekstremet?!

Do jemi të saktë,

Pa baltë e pa pluhur,

Nëse kemi zgjedhur,

Sistemin e duhur?!

Për sot kaq mjafton,

Miq e shok të mi,

Se nesër na zgjon,

Një agim i ri!

Vijon nesër