Prof. Ass. Dr. Gjok Vuksani/“Subvencionojmë fermerët që të shtojnë sipërfaqet e mbjella në pemët frutore”

572
Sigal

lNTERVISTA/Prof. Ass. Dr. Gjok Vuksani, drejtori i Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë zbardh politikën stimuluese për bujqësinë

Drejtori i AZHBR-së në Ministrinë e Bujqësisë, Prof. Ass. Dr. Gjok Vuksani, në intervistën për “Telegraf” zbardh skemat e subverncionimit të mbjelljes së pemëve frutore nga fermerët, afati  i të cilave për 2013-n, mbaron në 31 mars, proceduarat që duhet të plotësojnë fermerët, për të marrë ndihmesat financiare. Sikurse thotë Prof. Vuksani, financimi bëhet gjithnjë pasmbjelljeve dhe miratimi bëhet pas kontrollit të dytë, në vjeshtë, pasi të sigurohet edhe mbirja e fidanëve.

–  Zoti Vuksani, cila është përmbajtja e projektit të përkrahjes së fermerëve për  të  investuar në mbjelljen e pemëve frutore?

– Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural menaxhon buxhetin e shtetit që jepet çdo vit për të ndihmuar e stimuluar bujqësinë. Këtë vit për herë të parë, kemi filluar të menaxhojmë edhe fondet e BE-së, që është një fondit prej 8,2 milionë euro. Detyra kryesore  e  politikave qeverisëse është stimulimi dhe nxitja e investimeve në frutikulturë, kryesisht në dy drejtime: Në mbjelljen e ullinjve dhe të arrorëve si dhe pemët frutore, duke përmendur mollët, dardhët, pjeshkët, kumbullat, e kështu me radhë dhe agrumet, që është grupi i portokalleve, mandarinave e limonëve, si edhe tropikaleve, ku futet kivi.

– Si zbatohet konkretisht një program për nxitjen e fermerëve që të investojnë në mbjelljen e pemëve frutore?

–  Aktualisht jemi në periudhën e aplikimit të zbatimit të ndihmesës ndaj fermerëve në mënyrë që t’i nxitim në mbjelljen e pemëve frutore. Aplikimet nga fermerët që të përfitojnë nga këto projekte, bëhen deri në 31 mars. Fermerët i dorëzojnë dokumentacionin përkatës në drejtoritë e bujqësisë në qarqe. Ne jemi dy institucione të ndryshme, që  merremi me këto projekte. E para,  drejtoritë e bujqësive nëpër qarqe, të cilat janë përgjegjës për përgatitjen e dokumentacioneve të projekteve dhe të vlerësimeve të tyre,  të realizuara nga fermerët. Listat e vlerësimit të projekteve, që janë zbatuar nga fermerët në mbjelljen e pemëve frutore, vijnë pastaj tek AZHBR dhe ne, si agjenci e pagesave jemi përgjegjës për fazën e dytë, atë të kontrollit. Projektet e mbjelljeve të pemëve frutore, të vlerësuara nga drejtoritë e bujqësive në qarqe, kontrollohen nga kjo agjenci, nëse janë zbatuar rigorozisht të gjitha kërkesat e parashikuara në projektet dhe më vonë del shuma e pagesës që përfitojnë fermerët për mbjelljen e pemëve frutore, e cila bazohet mbi sipërfaqen e mbjelle dhe mbi bazën e  tarifave të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave. Pagesa bëhet gjithmonë, pasi realizohet investimi, e cila bëhet duke derdhur shumën e përfituar në numrin e llogarisë bankare të fermerit, pa patur një kontakt fizik midis nesh si  agjenci dhe fermerëve.

– Një fermer, i cili ka interes të mbjellë pemë frutore dhe dëshiron të përfitojë nga projekti i subvencionimit qeveritar, çfarë duhet të bëjë deri në dorëzimin e dokumentacioneve në drejtoritë përkatëse të bujqësisë në qarqe?

Fermeri, së pari duhet të kontaktojë me një specialist bujqësie, që duhet të jetë agronom i diplomuar, për të përgatitur një projekt, i cili nuk është i ndërlikuar. Ky projekt përcakton llojin e kultivarit më të përshtatshëm për t’u mbjellë në atë zonë që është i interesuar fermeri, kjo në përshtatje me shumë faktorë të cilët janë: qëllimi i prodhimit, kushtet e ekologjike dhe pedologjike të zonës. P.sh, konkretisht, kultivarët që kërkohen të mbillen për ullinjtë duhet të jenë në përshtatje me studimin kombëtar për mbjelljen e ullirit. Në zonën e Sarandës janë përcaktuar kultivarët e ullirit, që  nuk janë të njëjtë në zonat e tjera të vendit. Pasi përgatitet ky projekt, bashkëngjitet edhe tapia e tokës, ku të dëshmohet që fermeri është pronari i tokës, si edhe të ketë edhe certifikatën e fidanëve të mbjellë. Këto dokumente dorëzohen nga fermeri pranë drejtorive të bujqësisë në qarqe, ose pranë zyrave të bujqësisë në rrethe. Këto projekte më pas kalojnë në drejtorinë e bujqësisë të qarkut, në komisionin e vlerësimit, i cili kryesohet nga drejtori i bujqësisë së qarkut dhe bëhet vlerësimi i projektit mbi bazën e disa kritereve.

Cilët janë kriteret e vlerësimit të një projekti që ka zbatuar fermeri në mbjelljen e pemëve frutorë?

Është sipërfaqja e mbjellë, pasi duhet të jetë një sipërfaqe e caktuar, minimalisht 0.2 hektarë dhe maksimalisht 5 ha, që të pranohet për t’u financuar mbjellja, kultivari i mbjellë, është mënyra e mbjelljes, intensive apo e zakonshme, nëse është zbatuar kodi agronomik i procesit deri në mbjellje. Projektet e vlerësuara pozitivisht, vijnë nga drejtoria e bujqësisë të qarkut në AZHBR. Ne  bëjmë kontrollin  dhe nëse i përmbush të gjitha kriteret përfiton shpërblimin e projekteve të mbjelljes të pemëve frutore nga fermerët.

Sa kanë qenë projektet që janë paraqitur në Agjencinë e vlerësimit e të pagimit, që janë pranuar për t’u paguar fermerëve?

Deri tani, agjencia jonë, pasi ka verifikuar nëpërmjet kontrolleve, një për një projektet e paraqitura, ka shpërblyer të gjitha projektet e mbjelljeve të pemëve frutore e bimëve medicinale që kanë përmbushur kriteret, në masën 100 %. Nëse do të flasim me shifra konkrete vetëm vitin  e kaluar  kemi subvencionuar rreth 865 milionë lekë të reja në rang kombëtare. Konkretisht, të dhënat në shkallë vendi, për 212-n, janë:

Qarku

Projekte te Financuara Totale

Sip. Ullishte

Sip. Arrore

Sip.

Vreshta

Sip. Subtropikale

Sip. Pemtore

Sip. Bime Medicinale

Sip mbjellje

Sip per Subvencionime te ndryshme

Krere Lope/Dele/Dhi

Lekë

Shuma

7,719

1,615.56

662.05

66.38

110.75

173.62

133.35

2,761.7

300.28

305,392

864,443,750

– Flitet që ka edhe raste abuzimi, ku janë shpërblyer persona që nuk kanë mbjellë asnjë rrënjë pemë frutore. Ju keni konstatuar raste, që ju kanë ardhur projekte në letër, apo të jenë paguar projekte të pambjella?

– Ne jemi dy institucione qe merremi me këto projekte, Drejtoritë e bujqësisë në qarqe, dhe AZHBR-ja  si Agjenci e pagesave. Ne bëjmë eliminimin e projekteve që nuk plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe kontrollin e bëjmë në dy faza. Kontrolli i parë bëhet pas mbjelljes, në Pranverë dhe kontrolli i dytë bëhet në Vjeshtë, për të parë ecurinë e ndjekur pas mbjelljes, ose të themi përkujdesjen e fermerit për pemët frutore. Kur ne kemi vërejtur devijime nga projekti, natyrisht, i kemi skualifikuar dhe nuk i kemi paguar. Projektet e skualifikuara për faktorët që ju përmenda më lart, shkon edhe deri në 15 %.

Politika e stimulimit, i lihet tërësisht në iniciativën e fermerit, apo keni edhe mekanizma nxitëse për fermerët?

– Ne si agjenci në çdo fillim viti bëjmë promovimin e skemave, ku bëjmë takime në të gjitha qarqet e Shqipërisë me specialistët e bujqësisë dhe bëjmë edhe propagandën për të informuar fermerët, që të interesohet dhe të nxitet që të investojë në mbjelljen e pemëve frutore. Kemi 3-4 vjet që zbatohet ky projekt dhe deri tani nuk kemi patur probleme të aplikimeve. Numri i aplikimeve ka qenë, zakonisht, shumë i lartë. Kemi patur edhe raste, që ne nuk kemi patur mundësi që të mbulojmë me fonde të gjitha mbjelljet e një viti.

– Në kësi rastesh, çfarë keni bërë që të vazhdohet inkurajimi dhe financimi i punës së fermerit?

– Projektet  e mbjelljeve të pemëve frutore nga fermerët, që i kemi vlerësuar pozitivisht, por që nuk kemi pasur mundësi që t’i financojmë për arsye buxheti, i kemi financuar vitin tjetër, me përparësi, edhe pse mbjelljet janë të një viti paraardhës.

Cili është roli i zyrave të bujqësisë në rrethe? Këta specialistë në këto zyra janë burokratë, që vetëm presin të vlerësojnë mbjelljet e pemëve frutore të fermerëve, apo kanë rol të parë në inkurajim?

– Drejtoritë, zyrat e bujqësisë në qarqe e rrethe janë promovuesit kryesorë të këtyre projekteve dhe të gjithë arritjeve të bujqësisë dhe janë personat përgjegjës të strukturave të bujqësisë për hartimin e projekteve, por kanë edhe rolin e vlerësimit të parë të projekteve të realizuara nga fermerët.

– A ju ka rastisur, që t’ju vijnë projektet e hartuara shkëlqyer në letër, por në fakt, në terren nuk është mbjellë asnjë rrënjë? Dhe a ka patur raste që këto projekte, të jetë paguar, qoftë edhe një, deri tani?

–  Ne nuk financojmë asnjë projekt, po qe se nuk është mbjellë. Madje, nuk mjafton që të mbillen pemët frutore, edhe sipas kritereve të parashikuara në projekt, por ne ushtrojmë kontrollin dy herë, herën e dytë në vjeshtë, për të parë ecurinë dhe përkujdesin e fermerit ndaj të mbjellave. Nëse fidanët e mbjellë kanë zënë apo nuk janë dëmtuar. Sepse rrënjët që nuk janë zënë për çfarëdo arsye, ne nuk i financojmë. Pra, projektet e shpërblimit janë pasfinancim.

 – Faleminderit!