Arben DUKA/O Abdyl ndërtove shtetin, por Berisha shiti detin

596
Sigal

Abdyl prishe pasurinë,

Një barrë flori,

Këta shitën Shqipërinë,

Vunë pasuri!…

Vajte tek Bismarku brenda,

Ndenje në skami,

Dhe Bismarku se ç’të pyeti:

“Djalo, nga je Ti?!…”

“Unë jam nga Shqipëria,

Abdyl Frashëri,

Jetojmë në ato male,

Me libra në gji!…”

“Ju lutem, mendoni mirë,

Dhe për Shqipëri,

Mos e bëni copa-copa,

Sikur s’ka njeri!…”

O Abdyl ndërtove shtetin,

Mbrojte Shqipërinë.

Por Berisha shiti detin,

Të kënaq Athinën.

 

Shembull, Abdyl, Shqipen,

Jo, më kot e mora,

T’u tregoj sa poshtë,

Kanë rënë këta horra!…

Abdyli për ne,

Treti pasurinë,

E këta për veten,

Tretën Shqipërinë!…

Gjuhën edhe Kombin,

Abdylët e mbrojtën,

Këta dhe kufirin,

Krejt pa turp e lojtën!…

Abdylët kërkuan,

Dhe një pëllëmbë tokë,

Këta të mallkuar,

Vendin e lanë trokë!…

Vendin e lanë trokë,

Se janë racë zagari,

Abdyli me shokë,

Do ngrihen nga varri!…

Do ngrihen nga varri,

Të mbrojnë kufijtë,

Sa pa bërë hatanë,

Ende gjarpërinjtë!…

Ata burra të bekuar,

Në djepet e diturisë,

Janë Burrat më të shquar,

Të të gjithë historisë!…

Njëqind e ca vite para,

Syrin nuk e ktheva kot,

Në gropën ku kemi rënë,

RILINDAS na duhen sot!…

Nuk është fantazi poeti,

Unë e kam një Kryebindje,

Kështu nuk drejtohet shteti,

Ndaj na duhet një Rilindje!…

Që mos jemi si tani,

As tek bishti jo tek ura,

Patjetër në qeveri,

Na duhen nga ata burra!…

Nga ata burra që kanë,

Ideale të mëdha,

Nuk janë shumë po këtu janë,

Atdheu këtu i ka!…

Qeveria që do vijë,

Kërkon Rilindës të rinj,

Të mos ketë si gjer më sot,

Matrapazë e fajdexhinj!…

Po s’u bë Rilindje e dytë,

Këtu kurrë s’do eci mbarë,

Që nesër unë të mos shkruaj:

“Erdhën ca të tjerë Kusarë!…”

Në krye të Qeverisë,

Një Rilindës mund të gjendet,

Dhe po punoi si ata,

Për jetë emri do t’i gdhendet!…

Do t’i gdhendet në çdo zemër,

Në çdo fushë e në çdo mal,

Se ai në shpirt e zemër,

Do ketë veç një ideal!…

 (Vijon)