Gjermania kërkonë 400 mijë punëtorë

447
Sigal

Largimi i të rinjve dhe specialistëve nga Shqipëria, plaga më të madhe për ekzistencën e Kombit. Deklarata e kreut të Agjencisë Federale të Punësimit në Gjermani se 400 mijë vende pune çod vit, do të plotësohen me emigrantë, është një këmbanë alarmi për qeverinë e Tiranës. Sipas sondazhit më të fundit : “ 1 në 2 shqiptar duan të ikin nga vendi”. Papunësia dhe besimi i ulët i qytetarëve ndaj institucioneve shtetrore, mund të shkaktojë një valë të re emigrimi

Largimi i të rinjve nga vendi, për një jetë më të mirë,  është shëndrruar në një plagë për Shqipërinë. Pritet që ajo të thellohet pas ofertës gjermane, se ky shtet ka  nevojë për forcë të kualifikuar punëtore, dhe është gati të presë 400 mijë emigrantë. Deklarata u bë nga  kreu i Agjencisë Federale të Punësimit në Gjermani, Detledf Sceele, i cili bëri  thirrje për shtim të emigrimit. Arsyeja është një mungesë masive e fuqisë punëtore në vitet e ardhshme. ” Për shkak të zhvillimit demografik, numri i punëtorëve të mundshëm në moshën profesionale tipike do të ulet me gati 150,000 këtë vit.

Sipas Eurostat, për shtetasit nga Shqipëria janë dhënë deri në fund të vitit 2019 nga vendet e Bashkimit Europian rreth 868 mijë leje qëndrimi, duke u renditur e gjashta në botë për numrin e lejeve, ndërsa në raport me popullsinë, vendi renditej i pari në botë.

Në vitet e ardhshme do të jetë “shumë më dramatike”,Ne kemi nevojë për 400,000 emigrantë në vit. Kjo është dukshëm më shumë se në vitet e mëparshme”Nga kujdesi dhe ajri i kondicionuar tek logjistikët dhe akademikët: Do të ketë mungesë të punëtorëve të kualifikuar kudo.” tha Schele. Përveç imigrimit, kreu i agjencisë së punësimit e quajti kualifikimin e punëtorëve të pakualifikuar dhe orët më të gjata të punës për punonjësit me kohë të pjesshme, si një zgjidhje për mungesën e afërt të punës. Ndërkohë, rreth 44,800 kualifikime profesionale të fituara jashtë vendit u njohën plotësisht ose pjesërisht në Gjermani në vitin 2020. Kjo ishte pesë për qind më shumë se vitin e kaluar, tha Zyra Federale e Statistikave.Kishte rritje në profesionet e shëndetësisë në veçanti.. Përveç asistentëve të shëndetit dhe kujdesit, mjekët, inxhinierët, mësuesit dhe edukatorët u njohën në veçanti.Akti i Imigrimit të Punëtorëve të Kualifikuar hyri në fuqi më 1 mars 2020. Ai rregullon imigrimin e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani dhe siguron, për shembull, procedura të përshpejtuara për njohjen e kualifikimeve të huaja profesionale. Gjermania është një prej vendeve që zgjedhin më shumë shqiptarët për të punuar dhe jetuar. Më së shumti janë  bluzat e Bardha ato që kanë emigruar në Gjermani, dhe shërbejnë në qendrat shendësore gjermane,  ku puna ju vlerësohet, ndersa largimi i tyre, ka sjellë ngërc në sistemin shëndetësor në Shqipëri, dhe kjo u vërejt gjatë periudhës së pandemisë, kur mungesa e kapaciteve e bëri edhe më të vështirë përballimin e situatës, ndërsa Gjermania tregoi se kishte sistemin më të fortë në Evropë. Qendra për studime Ekonomike dhe Sociale në Shqipëri në një anketë tepër emigracionin e aftësive ka gjetur se trendi i ri emigracionit është Gjermania. Niveli i lartë i zhvillimit ekonomik e social, mundësia e punësimit për personat me edukim universitar dhe të kualifikuar, cilësia e lartë e edukimit terciar, kosto e ulët e tarifave universitare, ekzistenca e një komuniteti shqiptar në rritje të shpejtë,  janë disa nga faktorët që i çojnë të rinjtë shqiptarë të zgjedhin Gjermaninë në vend të çdo shteti tjetër. Sipas Eurostat, për shtetasit nga Shqipëria janë dhënë deri në fund të vitit 2019 nga vendet e Bashkimit Europian rreth 868 mijë leje qëndrimi, duke u renditur e gjashta në botë për numrin e lejeve, ndërsa në raport me popullsinë, vendi renditej i pari në botë.