BE kërkon punëtorë të kualifikuar nga Ballkani

392
Sigal

Zbulohet si do të funksionoj skema e re, “Karta Blu” për emigrantët mbi bashkimin familjar dhe punësimin. Gjermania do të pranojë punëtor dhe specialistë me rroga vjetore që shkojnë deri në 57 mijë euro. Kontrata e punës, diploma e arsimit dhe aftësitë profesionale. Italia: Ja rregullat e për të udhëtuar nga Shqipëria dhe rinovimi i lejeve të qëndrimit për emigrantët

Zbulohet si do të funksionojë  skema e re, ‘Kartë Blu’ për emigrantët, bashkim familjar dhe punësim

Gjermania, një vend kryesor në punësimin e shtetasve të vendeve të treat, ka bërë kërkesë që të gjithë ata që pajisen me ‘Kartën Blu’ do të marrin paga më të mira, duke i rritur rrogat vjetore nga 55,200 € në 56,800.

Bashkimi Evropian ka një skemë të re për tërheqjen e punëtorëve të kualifikuar vendet e treta si ato të Ballkanit, të ngjashme me skemën e ‘Kartën Jeshile’ të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Skema quhet ‘Karta Blu’ dhe mori aprovimin e Parlamentit Evropian, duke i hapur kështu rrugën thithjes së profesionistëve të rinj nga jashtë BE-së për të jetuar dhe punuar në 27 vendet e unionit.

 

Bazuar në sistemin ‘Green Card’ të SHBA-së, skema është krijuar për të adresuar krizën demografike të Evropës dhe mungesën e punëtorëve, duke joshur emigrantët e kualifikuar në Evropë.

Eurodeputeti gjerman i qendrës së djathtë, Ewa Klamt (EPP), i cili hartoi raportin tha se, “kjo do t’i mundësonte BE-së, të mos mbetet prapa konkurrentëve të saj si, SHBA-a, Kanada dhe Australia.”

Megjithëse vota e Parlamentit ishte vetëm konsultative, ajo është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi evropian të ‘Kartës Blu’, e cila do të bëjë të mundur azhurnimin e sistemit ekzistues të pajisjes me leje qëndrimi  të të gjithë emigrantëve.

 ‘Karta Blu’ do të lehtësojë bashkimin familjar, i cili është shumë i vështirë nën rregullat aktuale. Njohja e diplomës, arsimit në vendin e origjinës dhe aftësive profesionale do të lehtësohet.

Çfarë do të ofrojë ‘Karta Blu’?

Sipas kësaj iniciative, njohja e diplomës, arsimit në vendin e origjinës dhe aftësive profesionale për ata që do të pajisen me ‘Kartën Blu’ do të lehtësohet. Kjo kartë do të lehtësojë bashkimin familjar, i cili është shumë i vështirë nën rregullat aktuale. Të gjithë mbajtësit e ‘Kartës Blu’ do të mund të tërheqin në vendin ku jetojnë, punëtorë shumë të aftë nga jashtë BE-së dhe të gjithë anëtarët e familjes.

Komisioni ka synuar të reformojë skemën e ‘Kartës Blu’ që nga viti 2016, duke argumentuar se pengesat për pranimin e punëtorëve ishin shumë të larta.

Nisma vjen ndërkohë që vende si Gjermania dhe Luksemburgu, po kërkojnë prej vitesh që të hiqen barrierat për rekrutimin e personave shumë të kualifikuar. ‘Karta Blu’ do t’u ofrojë lehtësira emigrantëve të kualifikuar për të marrë një leje- qëndrim të përhershëm në BE.

Megjithatë, me marrjen e ‘Kartës Blu’, të gjithë emigrantët do të punojnë lirshëm në të gjitha vendet e BE-së, duke u bërë të mundur të zgjedhin një punë të re në një vend tjetër anëtar, pa pasur nevojë për një vendbanimin e përhershëm, që të mund të qëndrojnë në union. Mbajtësit e ‘Kartës Blu’ të BE-së dhe anëtarët e familjes së tyre, do të jenë në gjendje të transferohen në një Shtet Anëtar të dytë, bazuar në rregullat e thjeshtuara të lëvizjes pas 12 muajve të punësimit në Shtetin e parë Anëtar.

Po ashtu, me marrjen e ‘Kartës Blu’ do t’u ofrojë punonjëse të një vendi të tretë, të bëjnë udhëtime biznesi në SHBA, Britani, Australi, shumë më lehtë

Gjermania, një vend kryesor në punësimin e shtetasve të vendeve të treat, ka bërë kërkesë që të gjithë ata që pajisen me ‘Kartën Blu’ do të marrin paga më të mira, duke i rritur rrogat vjetore nga  55,200 €,  në 56,800.

Kjo skemë nuk ka të bëjë vetëm me bindjen e punëdhënësve dhe emigrantëve të punojnë në BE, ka të bëjë gjithashtu me bindjen e vetë shteteve anëtare të përfitojnë nga tërheqja e një tregu më të madh të punës dhe nga aftësia e BE-së për të identifikuar dhe madje edhe trajnuar punëtorë të kualifikuar në vendet e treta për të përmbushur mungesat e profesionistëve në Evropë.

Kush do ta përfitojë

Për të marrë një ‘Kartë Blu’ të BE-së, pragu i pagës minimale për punëtorët që mund ta përfitojnë do të ulet më shumë se paga mesatare vjetore bruto, duke e bërë më të arritshme për më shumë njerëz. Kohëzgjatja minimale për një kontratë pune, gjithashtu do të ulet në 6 muaj.

Ata që mund ta marrin pa asnjë vështirësi janë profesionet në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Aplikantët me përvojë profesionale ekuivalente me një kualifikim të arsimit të lartë në disa sektorë specifikë, gjithashtu do të kenë të drejtë të aplikojnë.

Gjatë 12 muajve të parë, mbajtësit e ‘Kartave Blu’ të BE-së, duhet të kryejnë një aplikim nëse dëshirojnë të ndryshojnë pozicionin ose punëdhënësin. Por pas kësaj periudhe, mbajtësit e ‘Kartës Blu’ nuk do të jenë të detyruar të njoftojmë për çdo ndryshim, tek autoritetet përkatëse kombëtare. / “SI”